E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e Topit ne Kushtetuese shqyrtohet ankimim i PD

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar të martën kërkesën e Partisë Demokratike për interpretimin e neneve 125 dhe  136 të Kushtetutës për dekretet e presidentit. Në draftin e  firmosur nga nje e pesta e deputeteve të PD-së, të dorëzuar në fillim të nëntorit, kërkohet  percaktimi ne menyre te qarte i rolit të Kuvendit dhe Presidencës në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë dhe kushtetues. Të paqarta po ashtu janë sipas maxhorancës kriteret e përgjedhjes gjyqtarëve dhe rotacioni i detyrushëm cdo 3 vjet në gjykatën kryesore të vendit. Si nismëtar i kërkeses, deputeti Viktor Gumi ka qenë dhe relator në seancën gjyqësore.

"Ne dëshirojmë që një praktikë të tillë të mos ia lëmë spontanitetit dhe shqyrtimit ad hoc që mund të bëjë një shumicë e caktuar apo një president i caktuar. Natyrisht, unë besoj dhe dëshiroj shumë që kjo praktikë, ky vendim i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese, të bëj ndryshimin e madh, atë të mentalitetit për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ne duhet ta ruajmë, ta prezervojmë pushtetin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, ta bëjmë atë mjedis të pabanuar nga ndikimet politike", tha relatori Viktor Gumi.

Në seancë Presidenca nuk ka pasur një përfaqëues, por nëpërmejt një letre sqaronte se  i mbetej gjykatës të cmonte në duhej ndërhyrë ose jo. "Trupi Gjykues tërhiqet për vendim, do të njoftoheni për vendimarrjen nëpërmjet administratës gjyqësore", tha Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Verdikti i cili do të jepet të mërkurën, pritet t’i japë një zgjidhje përfundimtare përplasjes ndërinstucionale presidencë –kuvend dhe kalimin për miratim e dekreteve presidenciale. Kater nga kandidatura e Presidentit per anetare te Gjykates Kushtetuese kane kaluar fazen e pare te shqyrtimit nga Kuvend, atë të seancave degjimore, duke mbetur peng i votës.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›