E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ankohet tek Topi per drejtesine

Kryetari i Opozites Edi Rama ka mberritur me kerkese te tij ne zyren e presidentit te Republikes, takim qe vjen vetem nje dite pasi kompromisi per hetimin e zgjedhjeve deshtoi ne komisionin e ligjeve. Por te dyja palet, presidenca dhe gjithashtu edhe Partia Socialiste nuk zbardhin asgje rreth takimit.

Ne faqen zyrtare te kryetarit te shtetit, thuhet vetem se kryetari i opozites i eshte drejtuar presidentit per nje shqetesim te tijin ne fushen e drejtesise, pa bere te qarte per median dhe opionin publik cila eshte ceshtja konkrete per te cilen Edi Rama ka kerkuar takim me Bamir Topin.  Njoftimi thote me tej, se Topi siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri, në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›