E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Shkodër, tejet shqetesuese

Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë krijuar një situatë shqetësuese në rrethin e Shkodrës. Prefekti Maxhid Cungu në një deklaratë për mediat ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së hënë në Shkodër kanë rënë 55 milimetër shi, çka ka sjellë prurje të larta në lumin Kir, Gjader dhe Drin.
Nderkohë i pyetur mbi situatën në Kaskada, prefekti Cungu është shprehur se ato janë nën kontroll të plotë. Sipas tij, kuotat vazhdojne të jenë ato te pak diteve më parë dhe se shkarkimet po kryhen ne menyrë konstante.
Nisur nga perkeqesimi i motit dhe reshjet e dendura te shiut, Prefektura e Shkodres u ka berë thirrje njesive vendore të rrezikuara nga vershimi i ujërave qe te largojnë nga banesat familjet te cilat jane rikthyer së fundmi.
 

Nderkohë një shqetësim tjetër për Shkodren dhe zonat e Nënshkodrës është edhe debora e rënë disa dite me parë, pasi me rritjen e temperaturave ajo rrezikon shkrirjen e menjehershme çka do te thotë një rritje e metejshme e prurjeve në lumenjte të cilet pershkojne rrethin e Shkodrës. Ndërkohë që sipas të dhënave statistikore nga Shtabi i Emergjencave janë përmbytur 385 shtëpi, numri i familjeve te evakuuara ka shkuar ne 3232 dhe 7280 hektare toke kane prezence uji.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›