E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekretet e Topit, në Kuvend. Opozita, bojkoton

TIRANË-Kuvendi do të miratojë sot pa praninë e opozitës kandidatët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të cilët kaluan pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.

Në votimin e hapur, në seancën e sotme do të kalojnë tre kandidatët për Gjykatën e Lartë dhe një për atë Kushtetuese, të cilët morën miratimin e Komisionit të Ligjeve. Votën e deputetëve e presin sot Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi për Gjykatën e Lartë, ndërkohë që sikundër ndodhi në komision pritet të rrëzohet kandidatura e Manjola Bejlerit.

Për në Kushtetuese do të votohet kandidatura e Fatmir Hoxhës, e vetmja që mori pëlqimin në komisionin përkatës. Maxhoranca nuk do të votojë për tre kandidaturat e tjera të dekretuara nga presidenti Topi për këtë gjykatë e konkretisht, Artan Hoxha, Edlira Jorgaqi dhe Adrian Leka, të cilat u rrëzuan nga Komisioni i Ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›