E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Shqipëria, një prej vendeve model të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen vlerësoi Shqipërinë si një prej vendeve model brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për zbatimin e detyrimeve në fushën e mbrojtjes.
Gjatë një interviste për rrjetin britanik, BBC, Rasmussen e rendit Shqipërinë, mes 4 anëtarëve të vetëm të Aleancës në Europë që harxhojnë kuotën e përcaktuar nga NATO për vendet e anëtarësuara.
Ndërsa ka kritikuar shumicën dërrmuese shteteve të anëtarësuara për mungesë të plotësimit së detyrimeve për Mbrojtjen.
Kreu i NATO-s, Rasmussen theksoi se vetëm Shqipëria, Greqia, Britania e Madhe dhe Franca harxhojnë 2 % të GDP-së për mbrojtjen.
Gjithashtu gjatë intervistës për BBC, diplomati u kërkoi edhe shteteve europiane që janë pjesë e NATO-s, që të respektojnë kushtet e anëtarësimit për të përmbushur edhe detyrimet e pjesëmarrjes në Aleancë.
Reagimi vjen vetëm pak ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts, kërcënoi se SHBA mund të ndërpresin mbështetjen për Aleancën nëse vendet Europiane nuk rrisin shpenzimet.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›