E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu per ABC News Kriteret per integrimin BE vleresoi arritjet e qeverise shqiptare

Qeveria shqiptare po punon maksimalisht për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe përmbushjen e 12 kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian për përfitimin e statusit të vendit kandidat.

Nga Brukseli, ku ndodhej për të marrë pjesë në takimin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Evropian dhe Shqipërisë, ministrja e integrimit Majlinda Bregu tha në një intervistë për “ABC News” se edhe Bashkimi Europian ka vlerësuar arritjet e qeverisë shqiptare në këtë drejtim.

Ajo u shpreh se qeveria shqiptare po punon për forcimin e shtetit ligjor në vend, duke vënë theksin tek domosdoshmëria që drejtësia shqiptare, të jetë e pavarur.

Sipas zonjës Bregu, kjo është vlerësuar dhe nga Bashkimi Europian, ndërsa nuk ka ngurruar të flasë në kontekstin e vendim-marrjeve të Kolegjit Zgjedhor, kur deklaroi se vendimet e gjykatës janë të padiskutueshme.

Bregu solli në vëmendje dhe një fakt interesant, duke pasur parasysh sulmin e kreut të Partisë Socialiste ndaj trupës së kolegjit, kur bëri me dije se asnjë nga gjyqtarët nuk janë emëruar në këtë gjykatë, në periudhën e qeverisjes së demokratëve.

E pyetur lidhur me deklaratat deri dhe tek kreu i opozitës shqiptare se Brukseli e vlerëson me zero punën e Shqipërisë për 12 prioritetet e opinionit të Komisionit Evropian, ministrja e shqiptare e Integrimit tha se Shqipëria duhet të përmbushë 12 kritere, në mënyrë që ajo të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Qeveria shqiptare ka nisur punën për plotësimin e një pjese prej tyre, ndërsa ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend, janë të bllokuara nga opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›