Dekretet pasuria dhe karriera e gjyqtareve te dekretuar nga Topi
TIRAN - Kuvendi i ka nisur pyetjet kandidateve per anetar te Gjykates Kushtetuese. Pas dekretimit nga kreu i shtetit i kater emrave per kete gjykate deputetet kane hartuar nje sere pyetjesh per kandidatet. Kerkese i eshte bere edhe institucioneve te cilat do te japin mendimin e tyre per kandidatet. Gazeta Shekulli ka mundur te zbardhe pasurine e tre kandidateve te dekretuar nga kreu i shtetit per anetar te Gjykates Kushtetuese dhe te tre kandidateve per anetar te Gjykates se Larte. Ne baze te ligjit Nr. 9049 date 10.4.2003 Per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive te Detyrimeve Financiare te te Zgjedhurve dhe te disa Nepunesve Publike gjyqtaret jane te detyruar qe te deklarojne pasurine qe ata dhe te afermit e tyre zoterojne. Pasurine nuk e ka deklaruar vetem Ardian Leka i cili aktualisht punon si avokat dhe per pasoje nuk detyrohet te publikoje pasurine e tij. Gjyqtari Fatmir Hoxha aktualisht eshte ne krye te Gjykates se Apelit ne Shkoder. Juristja Edlira Jorgaqi eshte drejtoreshe e legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme. Gjyqtari Artan Hoxha eshte nje prej anetareve te Gjykates se Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008. Dekretet e kater kandidateve per ne Gjykaten Kushtuese kane mberritur ne Kuvend ku pritet qe te nise procesi i diskutimit dhe me pas miratimi ne parlament. Rregullorja percakton se Komisioni i Ligjeve shqyrton fillimisht permbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meriten e cdo kandidati permes CV-ve te tyre dhe me pas zhvillon me ta seance degjimore.
Gjykata Kushtetuese sipas ligjit themeltar te shtetit perbehet nga 9 anetare te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. Gjyqtaret emerohen per 9 vjet pa te drejte riemerimi nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion.
Gjyqtari Fatmir Hoxha
Kryetari i Gjykates se Apelit Shkoder Fatmir Hoxha ne deklaraten e tij te pare te pasurise per vitin 2003 ka deklaruar se te ardhurat nga paga jane rreth 1.1 milione leke. Hoxha ka ne bashkepronesi me bashkeshorten e tij nje apartament 1-1 ne Shkoder me siperfaqe 65 m dhe vlere 17 milione leke. Apartamenti eshte blere nga kursimet e pages dhe nga nje kredi me vlere 7860 euro e marre ne nje nga bankat e nivelit te dyte ne vend. Nderkohe ne vitin 2003 gjyqtari Hoxha ka hapur nje depozite te perbashket me bashkeshorten e tij ku ka depozituar shumen 330 mije leke te reja dhe nje vit me vone ka shtuar edhe 320 mije te tjera. Ne vitin 2004 gjyqtari ka shlyer 7860 euro nderkohe qe shuma e detyrimit financiar si pasoje e interesave ka qene 945 euro. Per vitin 2005 kandidati per anetar te Gjykates Kushtetuese e ka shtuar pasurine e tij me rreth 612 mije leke. Te ardhurat nga paga gjate ketij viti kane qene rreth nje milione leke ndersa ne kete periudhe gjyqtari Hoxha nuk ka derdhur asnje lek per te shlyer detyrimin e tij ndaj bankes per kredine e marre per shtepine pasi i ka lene per ti shlyer ne vitin 2006 ku ka shlyer edhe kestin e fundit prej 945 euro. Te ardhurat nga paga gjate ketij viti jane shtuar duke perfituar ne total rreth 1.3 milione leke bashke me shperblimet.
Ne deklarimin e pasurise per vitin 2007 prane ILDKP-se kandidati per anetar i Gjykates Kushtetuese ka deklaruar se gjate ketij viti pasuria e tij eshte shtuar me rreth 500 mije leke si pasoje e kursimit nga paga dhe nga te ardhurat e fituara. Gjate ketij viti te ardhurat nga paga kane qene rreth 1.5 milione leke. Ne vitin 2008 me te ardhurat nga paga Hoxha ka blere edhe nje autoveture me vlere 200 mije leke.
Ne deklaraten e fundit te pasurise se deklaruar per vitin 2009 Hoxha ka deklaruar se pasuria e tij eshte shtuar me 300 mije leke si pasoje e kursimeve nga paga si dhe interesat bankare. Gjate vitit te kaluar gjyqtari Hoxha ka fituar nga paga dietat dhe shperblimet shumen rreth 1.3 milione leke.
Juristja Edlira Jorgaqi
Jorgaqi bashkepronare ne dy apartamente
Juristja Edlira Jorgaqi eshte drejtoreshe e legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme ndersa me pare ka punuar me te njejten detyre ne Ministrine e Drejtesise ne vitin 2005. Sipas deklarates fillestare te pasurise juristja eshte bashkepronare ne dy apartamente ne Tirane. Te ardhurat totale bashke me bashkeshortin pergjate vitit 2003 arrijne ne rreth 1.4 milione leke.
Ne vitin 2004 juristja Jorgaqi ka hapur depozite bankare me vlere 500 mije leke. Paga e Jorgaqit gjate vitit 2004 ka qene rreth 850 mije leke ndersa shperblimet rreth 180 mije. Nderkohe bashkeshorti i saj ka perfituar nje page vjetore rreth 413 mije leke si dhe 58 mije leke shperblime.
Viti 2005 nuk ka qene shume i mire nga te ardhurat financiare per juristen Jorgaqi. Gjate ketij viti ajo ka terhequr depoziten bankare ne nje nga bankat tregtare ne vend. Nga puna si Drejtoreshe e Legjislacionit dhe Asistences Ligjore ka perfituar si page vjetore rreth 863 mije leke dhe rreth 46 mije leke shperblime.
Per vitin 2006 kandidatja per ne Gjykaten e Larte ka blere nje autoveture Golf III. Ndersa ne 2007-en te ardhurat e kandidates per anetare te Gjykates Kushtetuese kane shenuar nje rritje te ndjeshme si pasoje e punes se saj ne disa prej universiteteve private. Gjate vitit 2008 familja e saj ka kursyer nga paga e juristes dhe e bashkeshortit te saj shumen prej 800 mije leke. Ajo ka vazhduar te punoje si pedagoge e jashtme ne dy universitete private ndrysa te ardhurat nga paga si Drejtoreshe nga Prokuroria e Pergjithshme kane qene rreth 525 mije leke. Sipas deklarates se fundit te pasurise kandidatja per anetar i Gjykates Kushtetuese ka perfituar rreth 1 milione leke te ardhura vjetore nga paga.
Gjyqtari Artan Hoxha eshte pronari i dy apartamenteve dhe nje vend 167 m2 prane Zogut te Zi me vlere 153 mije euro
Hoxha gjyqtari me i vjeter i dekretuar nga Topi
Gjyqtari Artan Hoxha eshte nje prej anetareve te Gjykates se Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008. Sipas deklarates fillestare te pasurise ai zoteron dy apartamente dhe nje siperfaqe toke prej 700 meter katror toke ne Qerret te Kavajes. Apartamenti i tij ne Tirane ka siperfaqe 120 meter katror dhe vlere 5.1 milione leke. Ndersa apartamenti tjeter i tij ndodhet ne plazhin Golem ne Kavaje dhe ka vlere rreth 5 milione leke. Sipas deklarimit kapitali i vene ka ardhur si pasoje e te ardhurave nga familja pagat trajnimet dhe botimet. Nje pjese e te ardhurave nga puna e tij si asistentavokat ne periudhen 1995-1997 nga shitja e dy automjeteve dhe nje motociklete te cilat se bashku kane kapur vleren 10.000 euro. Ndihme ne pasurine e Artan Hoxhes ka dhene edhe vellai i tij i cili eshte biznesmen ne Meksike nepermjet nje transferte bankare ne shumen 75.000 euro. Ne emer te kandidatit per ne Gjykaten Kushtetuese gjate vitit 2003 ekzistojne edhe dy depozita bankare me vlere totale rreth 45 mije dollare. Paga e tij si gjyqtar ne Gjykaten e Larte ka qene 1.8 milione leke. Nga puna e tij si anetar i Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor ka perfituar 39 mije leke neto. Ndersa paga e bashkeshortes se tij nga puna ne Gjykaten e Larte ka qene 52 mije leke te cilave po ti hiqen edhe detyrimet fiskale kapin shumen 42 mije leke. Ne trungun familjar bejne pjese edhe dy prinderit e Artan Hoxhes te cilet se bashku kane marre gjate vitit 2003 si pension shumen 26 mije leke. Per vitin 2004 paga vjetore e marre nga gjyqtari Artan Hoxha prej Gjykates se Larte eshte 1.583.613 leke. Ndersa honorare si anetar Bordi i Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor per 2004 ka perfituar 38.121 leke. Si pedagog i jashtem ne Shkollen e Magjistratures Hoxha ka perfituar 69.074 leke. Ndersa si anetar i Komisionit te Reformes Ligjore Ministria e Drejtesise honoraret i kapin vleren e 124.200 leke. Bashkeshortja e tij Elda Hoxha nga puna e saj si Pergjegjese Sektori ne Gjykaten e Larte ka marre 567.302 leke.
Per vitin pasardhes gjyqtari ka transferuar 10 mije euro nga njera banke e nivelit te dyte ne tjetren. Te ardhurat kane qene te njejta si ne vitin paraardhes paga dhe honorare. Viti 2006 ka qene nje vit i mbare per pasurine e gjyqtarit Hoxha. Ne ate vit ai ka mundur qe te kurseje 12 milione leke te reja. Nga puna e tij si anetar i Gjykates se Larte ka perfituar pagen vjetore prej 1.588.825 leke. Si honorare nga Shkolla e Magjistratures ka marre 30.085 leke. Bashkeshortja e tij ka marre si page vjetore 560.804 leke ndersa dy prinderit e tij nga pensionet kane perfituar 255 mije leke. Edhe viti pasardhes ka qene po kaq i frytshem per familjen e gjyqtarit Artan Hoxha. Nga kursimet nga paga dhe shperblimet e tjera ai ka mbledhur shumen 12 mije euro.
Gjyqtari Artan Hoxha ne 2007-en ka nenshkruar nje kontrate sipermarrjeje me vlere 153.100 euro per blerjen e nje ambienti per zyra 167m2 dhe nje vend parkimi automjeti ne rrugen e Durresit prane Zogut te Zi. Shuma e shlyer ne 2007-en ka qene 60 mije euro ndersa detyrimi i mbetur pa u shlyer ka qene 93.100 euro. Ne deklarimin e pasurise per vitin 2008 kandidati per anetar i Gjykates Kushtetuese Artan Hoxha ben te ditur se kursimet nga paga arrijne 3000 euro. Te ardhurat nga paga per periudhen 1 janar - 31 maj 2008 shkojne ne 614.954 leke ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij 256.670 leke. Dy prinderit e gjyqtarit Hoxha per periudhen 1 janar - 31 maj kane perfituar nga pensionet 100 mije leke. Ne 2008-en kandidati per anetar i Gjykates Kushtetuese ka shlyer edhe pjesen tjeter te detyrimit per kontraten prej 93 000 euro.
Te dekretuarit per ne Gjykaten e Larte
Anetaret e Gjykates se Larte emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.
Kryetari dhe anetaret e Gjykates se Larte qendrojne ne detyre per 9 vjet pa te drejte riemerimi.
Gjyqtaret e tjere emerohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Shkelzen Selimi
Shiti shtepine ne Kruje bleu apartament ne Vlore
Shkelzen Selimi eshte gjyqtar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Vlores qe prej vitit 1999. Sipas deklarates ste bere prej tij per vitin 2003 ai zoteron nje apartament banimi 57 meter katrore ne Kruje. Paga e tij vjetore gjate ketij viti ka qene 900 mije leke. Per vitin pasardhes pasuria e tij eshte shtuar me 700 mije leke nderkohe qe pervec te ardhurave si gjyqtar ai ka marre edhe 60 mije leke nga puna e tij ne universitetin Ismail Qemali. Per vitin 2005 pasuria e familjes se gjyqtarit eshte shtuar me 688.603 leke. Edhe paga e tij kete vit ka shenuar nje rritje duke shkuar te ardhurat vjetore nga puna si gjyqtar ne 102 mije leke ndersa e bashkeshortes se tij 518 mije leke.
Ndersa per vitin 2006 gjyqtari Selimi i eshte gezuar blerjes se nje apartamenti te ri 45 mije euro ne qytetin bregdetar te Vlores ku 2 milione leke i ka terhequr nga llogaria e tij bankare ndersa 28.800 euro ka qene detyrimi per tju paguar firmes se ndertimit. Edhe per vitin pasardhes kandidati per ne Gjykaten e Larte Selimi dhe bashkeshortja e tij kane vazhduar te marrin te njejten page si gjyqtare rreth 900 mije leke secili. Gjate ketij viti gjyqtari ka paguar edhe 8.000 euro si pjese e detyrimit per apartamentin e blere ne Vlore. Nderkohe ne vitin 2008 ai ka shitur apartamentin e vjeter qytetin e Krujes per 3.1 milione leke. Gjate ketij viti gjyqtari ka marre nje kredi 20.000 euro te cilen e ka perdorur per te shlyer apartamentin e blere ne Vlore.
Manjola Bejleri
Bejleri shtepi me kredi dhe borxh tek vellai
Gjyqtarja Manjola Bejleri ne vitin 2000 eshte emeruar gjyqtare ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane. Ne vitin 2003 gjyqtarja ka pasur ne pronesi nje apartament banimi te ndertuar para vitit 90 me siperfaqe 79.9 meter katrore te marre nga procesi i privatizimit. Ne pronesi te saj eshte edhe nje apartament tjeter po ne Tirane me siperfaqe 104 meter katrore qe ka kushtuar 41 mije dollare. Per te blere kete apartament ajo ka marre nje hua bankare 30 mije dollare dhe 12 mije dollare te tjere ia ka marre borxh te vellait. Paga e saj vjetore si gjyqtare ka qene 730 mije leke. Po kete vit ajo eshte bere pronare e nje autoveture me vlere 100 mije leke. Nje vit me vone gjyqtarja Bejleri ka shlyer me 5000 dollare kredine e saj. Nderkohe per vitin 2005 Manjola Bejleri ka deklaruar se eshte bashkepronare me 20 te vleres e nje apartamenti ne rrugen M. Grameno ne Tirane per te cilen shprehet se nuk ka pasur dijeni me pare. Te ardhurat e saj vjetore gjate ketij viti kane qene 930 mije leke nderkohe qe ka shlyer edhe 4 mije dollare huan bankare. Per vitin 2006 ajo ka shlyer me 1.800 dollare kredine e marre per blerjen e apartamenti te banimit. Viti pasardhes ka qene shume fatlum per gjyqtaren Bejleri e cila ka shlyer plotesisht kredine e saj te marre per blerjen e apartamentit nderkohe qe ka marre nje tjeter kredi nje milion leke dhe ka shitur makine e saj Golf 2. Ne vitin 2009 gjyqtarja Manjola Bejleri ka depozituar ne banke shumen 500 mije leke.
Edmond Islamaj
Islamaj gjyqtari kursen parate e rroges
Edmond Islamaj eshte emeruar gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Tirane ne shkurt te 2003-it. Ne pronesi te tij eshte nje apartament ne Durres ne lagjen 24 Maji me siperfaqe 71.5 meter katrore te perfituar nga privatizimi i ish-banesave shteterore ne 1993 dhe zoteron edhe nje makine me vlere 500 mije leke. Paga e tij vjetore si gjyqtar gjate vitit 2003 ka qene 105 mije leke dhe 10 mije leke nga Keshilli i Larte i Drejtesise nderkohe ne llogarine e tij bankare gjate ketij viti kane qene te depozituara 5 mije leke. Ne vitin pasardhes gjyqtari Islamaj ka perfituar vetem pagen e tij dhe nuk ka pasur asnje ndryshim ne pasuri. Viti 2005 ka qene mjaft i mire per sa i perket te ardhurave per kandidatin per gjyqtar te Gjykates se Larte. Gjate ketij viti ai ka kursyer shumen 600 mije leke nga paga e tij si gjyqtar 110 mije leke dhe nga shperblimet nga ushtrimi i detyres si anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.
Gjate vitit 2006 gjyqtari Islamaj nuk ka pasur ndryshime ne pasurine e paluajtshme ndersa pasuria e tij eshte shtuar me 700 mije leke. Gjate ketij viti pervec pages se tij si gjyqtar Islamaj ka perftuar edhe pagen vjetore 430 mije leke dhe shperblimin prej 217 mije leke ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Te ardhurat e saj vjetore nga paga dhe nga shperblimet kapin vleren 722 mije leke. Per vitin pasardhes pasuria e gjyqtarit Islamaj eshte shtuar me 400 mije leke nderkohe qe te ardhurat e tij vjetore nga puna kane njohur nje rritje te ndjeshme. Nga puna e tij si gjyqtar i Gjykates se Apelit ai ka perftuar shumen 1.261.000 leke ndersa nga puna dhe shperblimet nga Keshilli i Larte i Drejtesise arrijne ne vleren 198.2 mije leke. Gjate ketij viti bashkeshortja e tij ka dhene me qira nje ambient duke perftuar shumen 100 mije leke. Viti 2008 ka qene mjaft fitimprures per familjen e gjyqtarit te trete te dekretuar nga kreu i shtetit. Gjate ketij viti gjyqtari Islamaj ka kursyer nga te ardhurat e tij shumen 600 mije leke ndersa bashkeshortja e tij ka arritur te mbledhe shumen 500 mije leke. Gjate ketij viti ajo ka punuar si specialiste ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ku ka perftuar 782.577 leke ndersa te ardhurat e saj nga dhenia me qira e prones arrijne ne 310 mije leke. Edhe viti 2009 ka qene mjaft i mire per te ardhurat e familjes Islamaj. Gjyqtari ka mundur te kurseje shumen 750 mije leke nga paga e tij vjetore si gjyqtar i Gjykates se Apelit 1214 mije leke dhe nga shperblimet nga funksioni i anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise 110 mije leke. Ndersa bashkeshortja e tij ka arritur te kurseje shumen 650 mije leke nga paga e saj si specialiste e Drejtorise se Marredhenieve me Jashte ne KQZ 1.069.000 leke dhe nga dhenie me qira e prones duke perftuar 420 mije leke.