E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.Kryeminister Minister Ekonomie apo drejtor i KESH

Ndryshimi i ministrave ne nje kabinet qeveritar shpesh shoqerohet me nje fryme te re strategjike dhe efikasitet ekzekutiv ne institucionin ku behet ndryshimi. Pritshmeria per permiresim eshte edhe me e larte kur ministri i ri eshte jo vetem zv.kryeminister por mbart edhe eksperiencen e kryeministrit ne nje mandat te mehershem.
Por kur vlereson shfaqjen ne publik per here te pare te Ministrit te ri te Ekonomise te konkludosh qe fillimi i tij nuk eshte i mbare eshte te jesh shume bujar. Ministri foli si nje drejtor KESH-i lexoi disa fjale te pergjithshme qe ia kishin shkruar dhe nuk shpalosi asnje vizion apo plan ekzekutiv te ri per Ministrine e Ekonomise. Analizen nese kjo lidhet me pafuqine politike te ministrit apo me aftesite e tij profesionale po ia besoj eruditeve mediatike. Ndersa vete marr shtyse per te prekur nje ceshtje te rendesishme por me pak te rrahur rolin qe duhet te luaj Ministria e Ekonomise ne Shqiperi. Duket qarte qe Ministri sikunder Qeveria ku ai ben pjese nuk e di rolin qe duhet te luaje Ministria e Ekonomise.
METE eshte shnderruar sot ne nje ministri sektoriale te rendomte qe mbulon energjine privatizimin e prones publike dhe klimen e biznesit. Si rezultat me ekonomine merren te gjitha ministrite sipas interesave te ngushta te sektoreve qe mbulojne dhe askush nuk studion nuk programon nuk koordinon nuk vendos prioritete strategjike dhe nuk monitoron.
Ne menyre paradoksale ky funksion eshte pronesuar nga Ministria e Financave e cila eshte kthyer ne nje superministri vetem e vetem sepse ka pergjegjesine e buxhetit te Qeverise. Nese e njejta praktike do te ndiqej ne biznesin privat do te rezultonte qe cdo biznes nga ai i ndertimit e deri tek restorantet do te drejtohej nga llogaritaret jo nga menaxheret e pergjithshem dhe administratoret. Apo ne kontekstin familjar e njejta praktike do tju jepte punonjesve te bankave ku gjenden depozitat familjare te drejten te diktonin se si nje familje i shpenzon parate e saj. Keshtu drejtohet sot ekonomia shqiptare. Ministrine e Ekonomise nuk e pyet askush kur i shkurtohet buxheti Ministrise se Bujqesise kur nderpriten investimet publike kur financohen rruge e tunele te kushtueshme. Askush nuk cakton perparesi midis sektoreve askush nuk perzgjedh se cfare duhet bere dhe cili duhet te jete impakti. Secili del e shpall vepra super te kushtueshme te pastudiuara qe do te ndertohen. Madje edhe vete kryetarja e parlamentit shpalli dje se po mendonte per ndertimin e parlamentit te ri tek Piramida.
Ne vend qe te perseriste fjale per fjale premtimin e Partise Demokratike per 24 ore drita Ministri i Ekonomise duhet te rikonceptonte pozicionin e Ministrise se tij ne Qeveri. Por me sa duket eshte ulur ne karrigen e gabuar. Ky pozicion nuk mund te ndryshoje thjesht duke rritur nivelin ne titull nga Minister ne Zevendeskryeminister pa kuptuar e trajtuar problemin me thelbesor METE duhet transformuar ne nje ministri ndersektoriale e cila e drejton ekonomine ne menyre te mirefillte duke programuar monitoruar nxitur dhe lehtesuar zhvillimin ekonomik te vendit.
Ministrit te ri nuk i ka bere asnje pershtypje misioni i METE-s qe harton dhe zbaton politika qe nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik.... Perkundrazi ai eshte bere pjese e obsesionit kryeministror te rritjes se pandalshme ekonomike. Rritja ekonomike eshte nje koncept i skaduar qe eshte hedhur poshte nga ekonomiste te te gjitha rrymave. Ne kemi 20 vjet qe mburremi me rritjen ekonomike por kjo rritje ka rezultuar e pavlere per shqiptaret. Ne vazhdojme te jemi te fundit ne rajon dhe ne Evrope per nga niveli i jeteses pasi qeverite tona kane harruar objektivin kryesor zhvillimi ekonomik te vendit. Duke u rreshtuar ne misionin e vjeter Ministri ndonese i ri mbeti nje zedhenes i se vjetres.
Ministri i ri i Ekonomise tregoi se dritat jane detyra e tij numer nje pa pasur asnje shqetesim per krizen ekonomike. Ka qene e dukshme buzeqeshja e tij ironike perballe monologeve ne Qeveri e Parlament mbi sukseset e ekonomise shqiptare qe kane habitur boten. Por tani qe eshte ne krye te Ministrise se Ekonomise buzeqeshja ironike nuk mjafton. Tjeter eshte te thuash do te nxis biznesin dhe tjeter eshte ta mbrosh ate kur perballet me krizen. E thene ndryshe Plani i Integruar 2010 qe udheheq veprimtarine e METE eshte bere per kohe paqe dhe nuk mund te vleje per kohe krize. Pa flakur tej kete Plan te Integruar Ministri do te vazhdoje te luftoje me mullinjte e eres.
Serish une zgjedh te mos spekuloj mbi aftesite e Ministrit-Zevendeskryeminister dhe deshiren e tij per ndryshim sepse realisht nuk i njoh ato. Por une dyshoj nese ai mund te dale dot nga carku i Qeverise ku eshte perfshire dhe nga cadra kryeministrore.
Ministri i ri e filloi punen aty ku e la ministri i vjeter dhe nuk tha asgje te re. Ne shfaqjen e pare publike ne detyren e re ai nuk kreu as rolin e Zevendeskryeministrit as ate te Ministrit te Ekonomise qe duhet te jete i gatshem te ndryshoje kursin e gabuar por thjesht ate te nje drejtori te rendomte. Ky eshte nje fillim jo i mbare qe nuk premton asnje perspektive pozitive per ekonomine shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›