E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekreti firmoset nga presidenti Correa

Qeveria e Ekuadorit ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Presidenti Rafael Correa ka firmosur një dekret për njohjen nga ana e qeverisë së Ekuadorit për shtetin e lirë dhe të pavarur palestinez, brenda kufijve të viti 1967.
 

"Kjo njohje synon të përkrahë qëllimin e popullit palestinez për liri dhe pavarësi.", ka nënvizuar ministri I Jashtëm i Ekuadorit. Kufijtë përfshijnë territoret në bregun perëndimor si dhe territoret në Rripin e Gazës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›