E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekreti i Nishanit, Kuvendi voton Llallen kryeprokuror

Adriatik Llalla eshte zyrtarisht, Prokuror i Pergjithshem i vendit. Kuvendi miratoi mbreme me shumice votash, kreun e ri te organit qendror te akuzes, qe do te zevendesoje ne kete post, Ina Ramen. Adriatik Llalla mori dje 75 vota pro, asnje kunder dhe 54 abstenime. Ashtu sic vendosen edhe ne mbledhjen e grupit, socialistet abstenuan ne Kuvend ndaj Llalles. Deputetet socialiste abstenuan me argumentin se jane kunder procedures se zgjedhjes se kreut te ri te organit te akuzes. Por z.Llalla nuk arriti te marre voten e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli e cila edhe pse e pranishme nuk mori pjese ne votim. Kurse nga opozita, kane votuar pro z.Llalla, z. Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, Gazmend Oketa nga FRD dhe Kastriot Islami, ish - deputet i PS. Sakaq, deputeti Tom Doshi megjithese kishte paralajmeruar voten pro Llalles, nuk ishte prezent ne Kuvend, gjate momentit te votimit.

Adriatik Llalla prej vitesh drejtoi Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP) dhe u votua per kete post bashke me votat e opozites, qe pranoi te jape mbeshtetjen vite me pare per te ne krye te ILDKP-se.

Me heret, bazuar ne Kushtetute, ne ligjin organik "Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise, te ndryshuar dhe ne vendimin nr 2/2005 te Gjykates Kushtetuese, Komisioni per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut zhvilloi dhe seancen degjimore me z. Adriatik Llalla per te bere vleresimin e kritereve kushtetuese, ligjore, si dhe vleresimin e merites.

Ambasada

Parlamenti voton prokurorin e ri, SHBA: I japim mbeshtetje te plote

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ka reaguar mbreme me nje deklarate zyrtare mbi votimin ne Kuvend sonte te kryeprokurorit te ri te vendit pas dekretimit nga Presidenti i Republikes, z.Bujar Nishani.

"Ambasada e SHBA-ve uron z. Adriatik Llalla per emerimin e tij si Prokuror i Pergjithshem. Do t'i japim mbeshtetje te plote perpjekjeve te tij per te kryer ne menyre agresive ndjekjen penale te korrupsionit, krimit te organizuar dhe shkeljet e zyrtareve", - thuhet ne deklarate.

Kurse shtohet: "Gjithashtu, nxisim qe ai te ushtroje perpjekje maksimale per te permbyllur me sukses gjyqin e atyre qe ishin pergjegjes per dhunen e denueshme te 21 janarit 2011".

Ne perfundim, deklarata nenvizon: "Duke punuar me z. Llalla, Ambasada e Shteteve te Bashkuara pret me kenaqesi te mbeshtetet mbi sukseset dhe partneritetin konstruktiv qe karakterizoi marredhenien tone me paraardhesen e tij, znj. Ina Rama".

"Ambasada e Shteteve te Bashkuara uron Z. Adriatik Llalla per emerimin e tij si Prokuror i Pergjithshem. Do t'i japim mbeshtetje te plote perpjekjeve te tij per te kryer ne menyre agresive ndjekjen penale te korrupsionit, krimit te organizuar dhe shkeljet e zyrtareve. Gjithashtu, nxisim qe ai te ushtroje perpjekje maksimale per te permbyllur me sukses gjyqin e atyre qe ishin pergjegjes per dhunen e denueshme te 21 janarit 2011"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›