E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kunder buxhetit: Eshte katastrofe, pa asnje reforme Rozeta Rapushi

Katastrofe e quajti dje Partia Socialiste buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem. Ndaj me radhe gjate fjales se tyre ne Kuvend, socialistet deklaruan voten kunder ndaj buxhetit dhe kritikuan ashper borxhin e shtetit, taksat dhe mungesen e reformave ne projektligjin me te rendesishem te vendit. "Keni sjelle ne parlament nje gje qe nuk eshte. Buxheti nuk permban asnje reforme, asgje per arsimin, shkollat vitin e ardhshem do te jene me keq. Nuk ka asnje reforme ne shendetesi, spitalet do te vazhdojne te jene si hane, pa dyer e me ilace akoma me te shtrenjta. Taksat do te jene edhe me te keqija dhe nuk ka reforme as ne pensione, pensionistet do te jene edhe me te mjere", - foli ashper ne emer te grupit socialist, deputeti Ben Blushi. Sipas tij, me kete buxhet, Shqiperia nuk ka mundesi te jete me mire vitin e ardhshem, perkundrazi do te kete vetem me shume borxh. "Ju merrni borxh, se nuk keni para. S'keni para sepse nuk ka reforma. Borxhi eshte 9 miliarde dollare, e moret sa gjysmen e kesaj shifre. Katastrofe. Te gjitha resurset ekonomike qe kemi, po vidhen", - vijoi Blushi. Ai shtoi se nuk ka qeveri ne bote, qe gjashte muaj nga zgjedhjet, merr borxh dhe shet asetet e vendit. "Nuk ka qeveri ne bote qe merr fund ne gjashte muajt e fundit te qeverisjes. Ju merrni borxh dhe po shisni asetet e vendit, 6 muajt e fundit te qeverisjes. Qeverite nuk kane te drejte te shesin ne kete menyre. Po e beni sepse e dini se jeni duke ikur. Ju jap nje keshille, ikni me nder, pa i lene fature te madhe shoqerise shqiptare", - tha Blushi. Po keshtu, edhe deputeti socialist, Pandeli Majko, u fokusua tek rritja e borxhit publik ne fjalen e tij ne Kuvend. sipas Majkos, heqja e kufirit per borxhin do te dergoje vendin ne destabilitet, ndersa qeveria pasardhese do trashegoje miliarda leke borxhe. "Pse nuk ka kufi per borxhin? Kjo eshte nje ecje drejt askundit, ka rrezik qe askush te mos na jape me borxh. Ne 4 vitet e mandatit te dyte qeverisja aktuale e mori vendin me 682 miliarde leke borxhe dhe po e mbyll me 895 miliarde leke borxhe. Kjo rrezikon stabilitetin e vendit, vetem pagesat do jene 51 miliarde leke. Jane te gjitha studimet serioze se kufiri i pranueshem i borxhit per perballimin normal eshte jo 64%", - theksoi Majko. Ai permendi faktin se ulja e kufirit te borxhit, ishte premtimi baze i mazhorances por nuk e realizoi dot. Madje Majko akuzoi Kryeministrin se po perpiqet te sjelle ne Shqiperi skenarin e Greqise, ku qeverite i pasonin njera-tjetres borxhe, duke e zhytur vendin ne krize te thelle. "Berisha e di ku po e con vendin, doktori e di jemi perballe nje shoqerie te varfer qe nuk mban me. Nuk duam te jemi ne pozitat qe neser te na thone pse nuk folet. Une nuk e votoj kete buxhet, me mire me pak te varfer se te rrojme me djersen e atyre qe nuk kane lindur ende neser", - beri te qarte socialisti.

Ruci debat per kohen ne Kuvend

Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, u ankua dje ne Kuvend per kohen e lene ne dispozicion per deputetet dhe ministrat. Ruci kerkoi qe socialisteve t'u jepet koha e mjaftueshme per te shkrehur qendrimin mbi ligjin me te rendesishem te vendit. "Ti i le diskutantet te flasin nga 20 minuta, 1 ore foli kryeministri, nga 20 minuta ministrat, deputetet e PS nga 5 minuta. Nese ata do flasin 20 minuta dhe ne 20 minuta do te flasim. Tani, ose te flasin deputetet e PS dhe ministrat tu pergjigjen atyre, ose do prishim marreveshjen", - paralajmeroi Ruci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›