Buxheti i rritjes ekonomike Nga Sherefedin Shehu
Ky buxhet garanton rritjen ekonomike dhe fiskale ndonese ambienti i jashtme ekonomik dhe fiskal nuk eshte i favorshem. Z. Barroso theksoi dje ne konferencen vjetore te Platformes Evropiane kunder Varferise dhe Perjashtimit Social se "...parashikimet per vendet Evropiane me te ardhura te larta dhe shume prej atyre ne zhvillim, mbeten te mjegulluara per shkak te problemeve te lidhura me krizen..." Megjithate qeveria ka mundur te paraqese nje buxhet per vitin 2013, ne perputhje te plote me politikat antikrize te Bashkimit Evropian dhe me objektivin e Qeverise. "Shqiperia vend i Zhvilluar". Karakteristike kryesore e tij eshte mbeshtetja e rritjes ekonomike nepermjet normes se larte te investimeve publike, rreth 7 per qind PBB, te bashkeshoqeruara me rritjen e mbeshtetjes sociale, pa rritur presionet negative fiskale.
Ky buxhet u ka kushtuar me shume vemendje qytetareve, duke rritur fondet per sherbime publike dhe mbeshtetjen e shtresave ne nevoje. Keshtu 1/4 e rritjes se shpenzimeve publike shkon per rritjen ne buxhetin e sigurimeve shoqerore, pensioneve, dhe sigurimeve shendetesore, ndersa mbeten ne te njejtin nivel, shpenzimet administrative.
Ndonese ne kushte ekonomike te pafavorshme, ne kete buxhet propozohet nje rritje e shpenzimeve publike, prej 28 miliarde lekesh. Ne totalin e shpenzimeve buxhetore, 850 milion dollare ose rreth 21 per qind e tyre, do te perdoren per investime publike, te cilat garantojne rritjen ekonomike dhe vende te reja pune. Ato do te zbatohen rreth 700 milion dollare (71 miliarde leke) nga qeveria qendrore dhe 150 milion dollare (15 miliarde leke) nga njesite e qeverisjes vendore.
Keto rritje mundesohen pa prekur stabilitetin e financave publike dhe duke ruajtur standardet me te mira fiskale te deficitit buxhetor duke e mbajtur ate ne nivelin 3,4% te PBB. Programet e perfshira ne Buxhetin 2013 materializojne angazhimet qe Qeveria ka marre para
qytetareve shqiptare. Tatimet dhe taksat e qytetareve do te shnderrohen ne rruge, autostrada, ujesjelles dhe projekte te tjera, qe garantojne nje zhvillim te qendrueshem. Mbyllja e projekteve te medha te rrugeve Fier-Vlore, Levan-Tepelene, Tirane-Elbasan dhe mijera kilometrave te rrugeve rurale, do te vazhdoje me fillimin e punimeve ne tunelin e "Rruges se Arbrit", dhe intensifikimin e punes ne boshtin e jugut dhe ne projektet e tjera te rrugeve rajonale dhe rurale.
Keto investime do te realizohen pa nderprere investimet ne shkolla, spitale dhe vepra te tjera publike. Bujqesia do te vazhdoje te jete nje prioritet ne kete buxhet ku ne vend te naftes per kryetaret e komunave dhe kryepleqte, do te ndertohen kanale vaditese dhe do jepen subvencione dhe kredi per fermeret.
Ky buxhet vazhdon politiken e rritjes se pagave dhe pensioneve, e cila do te realizohet me ulje te peshes specifike te pagave kundrejt PBB nga 5.2 per qind ne 5 per qind, ndersa buxheti i sigurimeve shoqerore rritet nga 8.8 ne 9 per qind te PBB. Pika me e debatueshme ne kete buxhet, eshte ajo e rritjes se limitit te borxhit kundrejt GDP. Por, mendoj se zgjedhja e Qeverise, eshte ajo me e mira ne kushtet e brendshme dhe te jashtme. Niveli i deficitit eshte ne kufijte e praktikave te mira fiskale, por nderkohe borxhi kundrejt PBB rritet. Dhe kjo ndodh per faktin se buxheti i paraqitur synon ruajtjen e rritjes ekonomike. Paraqitja e nje buxheti me ulje fiskale per hir te kufirit te borxhit publik, nuk mund te perceptohet pozitivisht nga operatoret ekonomike per nje vend si Shqiperia me rritje te vazhdueshme ekonomike.
Kete e nenvizoi edhe dje Presidenti i BE z. Barrozo, kur tha se: "Kriza financiare tashme eshte shnderruar ne krizen e besimit dhe... tejkalimi i ketij momenti, kerkon konsolidim fiskal, investime te menduara mire, por pa lene menjane perfshirjen sociale". Ne kontekstin buxhetor, kjo situate mund te tejkalohet nepermjet stimulit fiskal. Eksperiencat e hershme dhe sidomos te kesaj periudhe, kane provuar, se zgjidhja me e mire eshte stimulimi i balancuar i ekonomise. Qe ne vitet '30 Kejns-i nenvizonte per Qeverine e Mbreterise se Bashkuar se: "Ata thone se nuk mund te shpenzojne mbasi nuk kane para, por ata nuk kane para, sepse nuk do te shpenzojne". Sot ritmet e kreditit te sektorit privat jane te uleta, per shkak te pasigurise kursimet e popullsise rriten, bankat shtojne kujdesin ne dhenien e kredive dhe vazhdimi i se njejtes politike nga Qeveria, do ta shnderronte rritjen e moderuar ekonomike ne renie ekonomike ose depresion. Kjo ndodhi ne te gjithe boten ne vitin 2008. Pra ne kete situate, vetem Qeveria mund te marre hua dhe kjo, jo per shkak te politikave te saj, por per te garantuar stimulin fiskal nepermjet investimeve publike dhe shpenzimeve qe mbeshtesin shtresat me te prekura ne kete periudhe.
Kete rekomandim jep edhe eksperti fiskal i sotem me ne ze, analisti i Financial Times, Martin Wolf, i cili ne analizen e tij, konkludon se ne kushtet e sotme "e vetmja rruge per te shpetuar nga borxhi, eshte te shtosh borxhin sot". Kjo zgjidhje gjithmone eshte e perkohshme dhe bazohet ne garancine qe austeriteti te rikthehet pas rimekembjes ekonomike.
Rritja e limitit te borxhit eshte e moderuar dhe e parrezikshme. Ajo shkaktohet kryesisht nga renia e moderuar e rritjes ekonomike, mbasi qeveria ka respektuar praktikat me te mira te deficitit buxhetor duke e mbajtur ate ne kufijte 3 - 3.4 per qind dhe duke zbatuar politiken e qeverise se vogel me nje nivel te shpenzimeve publike kundrejt PBB nen 30 per qind. Nga ana tjeter ne vendet e BE, borxhi publik kundrejt PBB nga viti 2008 ne vitin 2012, eshte rritur 23 per qind dhe ne vendet e rajonit tone 14 per qind. Ndersa ne Shqiperi niveli i borxhit publik ne vitin 2011 ishte i barabarte me ate te vitit 2005 dhe ne kete vit pritet te rritet vetem me rreth 1 per qind. Ne projektligjin e buxhetit 2013 ka edhe disa dispozita te reja qe deshmojne pergjegjshmerine e Qeverise. Keshtu ne nenin 10 te projektligjit, per here te pare krijohet fondi per parandalimin e kriminalitetit. Ndersa ne nenin 11 percaktohet limiti i nepunesve publike ne 87 mije kundrejt 110 mije, qe ishin ne 2005. Pervec kesaj, ky nen ka nje dispozite, e cila e ndalon qeverine te rrise numrin e nepunesve publike gjate vitit 2013. Ne nenin 9, per arsye teknike ndryshon standardi per shperndarjen me ligj te te ardhurave te privatizimit, por duke ruajtur ate qe eshte me i rendesishmi, standardin fiskal, i cili garanton se te ardhurat nga privatizimi do te perdoren vetem per financimin e investimeve dhe uljen e borxhit publik.
* Nga fjala e deputetit te PD dje ne Parlament