Dekreti për Muçmatën,PD kërkon rrëzimin

Maxhoranca në pushtet kërkon rrëzimin e një tjetër dekreti të presidentit atë të Vexhi Muçmatës për anëtar të Gjykatës së Lartë. Porpozimi është bërë nga deputeti i PD-së Viktor Gumi gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve të relacionit për Muçmatën. Sipas Partisë Demokratike , kandidati Muçmata është i pabesueshëm për t'u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë.
Vexhi Muçmata gjatë seancës javën që kaloi i pyetur nga deputetët e PD-së deklaroi se kishte qënë anëtar i Partisë së Punës dhe se nuk mbante mend të kishte marrë ndonjë vendim për arsye politike para viteve 1990. PD rrëzoi tre ditë më parë kandidaturën e Sokol çomos për anëtar në Gjykatën e lartë ndërkohë që miratoi vetëm emrin e Medi Bicit edhe ky për anëtar i Gjykatës së Lartë.
Lëvizja Sociliste për Integrim, ndryshe nga aleati i saj në qeveri, votoi pro kandidaturës së Sokol çomos duke e argumentuar votën në respekt të vendimit të Presidentit për ta dekretuar atë si anëtar të Gjykatës së Lartë. Madje LSI akuzoi Partinë Socialiste se ishte ajo që e la në baltë kandidaturën e çomos.
Sipas një deklarate të shpërndarë për mediat, nësë të gjithë deputetët e PS do të kishin marr pjesë në procesin e votimit, dekreti i çomos do të mund të kalonte. Nga Thethi vetëm pak orë më vonë kreu i shtetit tha se edhe insitucioni i Presidencës do të duhet të merrte shembull nga parlamenti për të përdorur të njëjtat procedura rigoroze kur pushtete e tjera t'i çonin atij propozime, duke lënë të kuptohet se kjo do të ishte një hakmarrje për maxhorancën.