Spanja shpallet kampione e botës

Spanja shpallet kampione e botës. Ekipi i i drejtuar nga trajneri Del Boske ka arritur të fitojë finalen dhe ndeshjen më të rëndësishme të historisë së futbollit iberik. Andres Iniesta ka arritur që pas plot 116 minutash lojë të çojë peshë zemrat e të gjithë Spanjës, e cila merrte pjesë për herë të parë në një finale botërori. Nga ana tjetër Holanda edhe pse finaliste për herë të tretë nuk ka arritur që të mposhtë padyshim brezin më të mirë të futbollit spanjoll. Ekipi i drejtuar nga Van Marvijk ka tentuar që të imponohet me lojen e saj, por në mënyrë të pafalshme mesfushori i Bajernit, Roben nuk ka arritur që të realizojë dy raste të pastra për shënim. Ndërsa në krahun tjetër mesfushori Iniesta ka arritur që të çojë në delir një popull të tërë. Mesfushori krijues i Barcelonës u votua nga gazetarët e pranishëm në stadiumin "Soçer City" të Johanesburgut si lojtari më i mirë i finales së botërorit të mbajtur në Afrikën e Jugut. Ka qenë pikërisht portieri dhe heroi i takimit, Iker Kasijas të çojë lart në qiell kupën e botës, trofeun më të madh të sportit të më të dashur të planetit të futbollit. Trofeu i është dorëzuar portierit Kasijas nga presidenti i vendit organizator, Zuma. Pas një muaj futbolli të mbushur emocionesh të pafundme, një pjesë nga gëzimi dhe një pjesë nga hidhërimi, kupa e botës e ka mbyllur siparin e saj në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit anglez Haurd Ueb i cili ishte gjyqtari i ndeshjes finale.