E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të pranojë ngritjen e komisionit të ri hetimor

Duke pohuar se kryeministri Berisha ka në dorë çelësin për zgjidhjen e krizës në vend, deputeti i PS-së, Blendi Klosi i ka bërë thirrje kryeministrit që të angazhohet për të përmbushur detyrat që e ngarkon rezoluta e PE-së. Klosi tha se PS kërkon ngritjen e një komisioni të ri hetimor dhe rrëzoi çdo mundësi për djegie të fletëve të votimin. "Berisha duhet të lërë frikën nga transparenca dhe të lexojë edhe një herë rezolutën. Ai duhet të pranojë ngritjen e një komisioni hetimor të ri që të ketë mandat të plotë për hetimin e materialeve zgjedhore, ku opozita të ketë shumicën dhe kryetarin. Berisha të harrojë djegien e fletëve të votimit", u shpreh deputeti Blendi Klosi.
Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë të deklaruar edhe nga eurodeputetët dhe fundi i krizës vjen vetëm me lejimin e transparencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›