Dekreti per pronat PS akuza Topalli Votimi ishte ne rregull
TIRANE-Opozita shqiptare ka shfrytezuar sot minutazhin e lire ne seancen plenare ne Kuvend per tu shprehur kunder votimit dy here qe iu be nje seance me pare dekretit te Presidentit te Republikes per ceshtjen e pronave.
Deklaratat e socialisteve sollen dhe reagimin e kryetares se parlamentit qe u shpreh se parlamentarizem do te thote te votosh ne parlament.
Deputetja socialiste Vasilika Hysi deklaroi nga podiumi i Kuvendit se votimi dy here ishte nje shkelje e rende e rregullores se Kuvendit dhe Kushtetutes.
Ajo kerkoi anulimin e ketij votimi nga Kuvendi dhe rivotimin e dekretit ne procedure normale. Me kete veprim tregohet qarte se Kushtetuta eshte shkelur sistematikisht tha Hysi.
I menjehershem ishte reagimi i kryeparlamentares Jozefina Topalli sipas te ciles votimi nuk u mbyll pasi ka disa faza. Hapet votimi thirren emrat shprehen dhe mbyllet votimi duke u deklaruar rezultati. Meqenese ju nuk kuptoni se cfare eshte parlamentarizmi do tu them se parlamentarizmi eshte te qendrosh ne parlament e te votosh ne parlament. U hap votimi sqaroi Topalli nderkohe nje deputeti ju bllokua vota. Ne keto kushte detyra e kryetarit te parlamentit eshte qe te mos mohoje voten asnjerit. Me kerkesen qe kasha nga grupi u nderpre votimi dhe u rivotua serish per ti dhene mundesi shprehjeje secilit deputet. Votimi ishte ne perputhje me rregulloren dhe Kushtetuten. Nese ndonjeri nga ju mendon se votimi nuk ishte korrekt mund te shfrytezoni rregulloren per tu ankuar ndaj ketij votimi zyrtarisht. Une kam detyre ne keto kushte ta votoj 100 here ligjin nenvizoi Topalli.
Edhe deputeti socialist Sajmir Tahiri theksoi me pas se me shkeljet qe behen gjate votimit ne Kuvend mazhoranca e ka mbushur pltesisht kupen.
Seancen e se enjtes se nje jave me pare 16 Shtator kryeparlamentarja Topalli anuloi votimin e pare per ligjin e pronave per shkak se rezultoi qe PDU votoi pro dekretit te Topit fillimisht dhe Mediu abstenoi duke bere qe te mos realizoheshin 71 vota e duhura kunder Presidentit.
Me votimin e dyte mazhoranca mori votat e duhura.
Kuvendi sqaroi me pas se Dekreti i Presidentit u rrezua me shumicen e nevojshme te kerkuar nga neni 85 paragrafi 2 i Kushtetutes.
d.b/BalkanWeb