E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunel per vjedhjen e bankes 2 ne pranga nje ne kerkim

TIRANE -Me stilin e Hajduteve me kohe te pjesshme filmit te Woody Allen 2 shqiptare tentuan te grabisnin nepermjet nje tuneli agjencine bankare e Intesa San Paolo e cila ndodhet ne katin e pare te pallateve lsquo9-kateshe ne rrugen e Barrikadave ne Tirane.
Policia ka arrestuar dy germuesit dhe ka shpallur ne kerkim nje person te trete i cili rezulton te jete organizatori i planit. Padyshim nese Tahir Beleku 50 vjec dhe Taulant Troplini 36 vjec do te kishin mundur te hynin ne banke do te realizonin vjedhjen me spektakolare te ndodhur ndonjehere ne Shqiperi. Beleku dhe Troplini kishin mundur te hapnin nje tunel ne dyshemene e tualetit te nje ambienti te zgjedhur enkas e marre me qira ngjitur me banken. Tuneli i nxirrte ne bodrumin e bankes qe korrespondonte me pjesen e arshives se saj.
Beleku dhe Troplini kishin 4 muaj qe punonin pak e nga pak per hapjen e tunelit por qe jane zbuluar ne momentin e fundit nga policia. Per ekzekutimin e nderhyrjes dhe arrestimit jane angazhuar forcat speciale te policise RENEA. Operacioni policor eshte realizuar ne oren 0200 pas mesnate duke u gdhire dita e djeshme ne pjesen e pasme te kulles 9-kateshe pikerisht ne rrugicen qe lidh kafe Europa me Prokurorine e Pergjithshme. Operacioni i policise u kodua Urithi per vete menyren e punimeve te kryera nga te arrestuarit per te hapur tunele lidhese mes ambientit te marre prej tyre me qira dhe bankes. Drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj u shpreh pas arrestimeve se fale posedimit te informacioneve nga specialistet e seksionit kunder vjedhjeve me dhune dhe arme u arrit parandalimi i nje tentative vjedhjeje i nje filiali te Intesa San Paolo Bank.
Drejtori i Policise se Tiranes e konsideroi te suksesshem bashkepunimin e oficereve te skuadres se zbulimit te vjedhjeve me dhune me perfaqesuesit dhe sherbimin e ruajtjes e sigurise fizike te bankes. Policia deklaroi se ne ambientet ku u tentua te hapej tuneli jane sekuestruar nje pako me doreza qe sherbenin per te evituar lenien e gjurmeve kamera me fibra optike video-regjistrues radio komunikimi ne distance pajisje oksigjeni per prerjen e metaleve automjeti tip lsquoBenz gershere metalprerese mjete dhe vegla pune te ndryshme me bateri dhe energji elektrike si dhe mjete prej gome etj te cilat autoret i perdornin per hapjen e tunelit pa krijuar zhurme. Beleku dhe Troplini jane siguruar ne ambientet e izolimit te drejtorise se Policise se Tiranes ku kane dale ne rrethana mohuese per akuzat por pa pasur nje justifikim per materialet e sekuestruara dhe aktivitetin qe kryenin ne banjon e ambientit qe kishin marre me qira. Sipas policise Beleku me Troplinin kane kerkuar fillimisht prokuror per tu marre ne pyetje duke mos dhene shpjegime per oficeret e policise gjyqesore dhe me pas kane kerkuar te konsultohen edhe me nje avokat.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›