E Diel, 1 Nëntor 2026

Cigaret 50 lek me shume lajmerohet rritje zyrtare ne janar Sonila Isaku

Cmimi i cigareve vazhdon te pesoje ndryshime te herepashershme ne treg. Keshtu vetem nga muaji mars i ketij viti e deri me sot rezulton se cigaret jane rritur me 50 leke te reja. Nderkohe qe ne fillim te vitit pritet qe nje pakete cigare te kushtojne 20 leke me shume.
Ndryshimi
Konsumatoret e duhanit prej muajsh po perballen me nje rritje te cmimit. Fillimisht kjo rritje nisi me muajin mars me 20 leke duke u pasuar me nje tjeter ndryshim prej 10 lekesh me lart ne muajin maj. Nderkohe qe se fundmi eshte bere nje tjeter rritje me 20 leke te tjera. Ky fakt pohohet si nga konsumatoret e duhanit ashtu edhe nga shitesit ambulante marketet minimarketet. Pikat e tregtimit te pakices ia faturojne fajin dyqaneve te shumices nderkohe qe keta ta fundit deklarojne se kjo rritje ka ardhur per pasoje te rritjes se taksave te duhanit. Cmimet e duhanit nuk mund ti ndryshojme ne por kjo rritje ka ardhur per pasoje se edhe tregtaret e shumices e kane rritur cmimin pohojne shitesit ambulante ne kryeqytet. Por ajo qe pritet eshte nje rritje tjeter e nje pakete cigareje e cila do te kushtoje 20 leke te reja me shume ne fillim te vitit 2011 sipas nje kerkese te Ministrise se Financave. Kjo kerkese pritet te shkoje per miratim ne keshillin e Ministrave dhe me pas te hyje ne fuqi ne fillim vitin e ardhshem.
Pasojat
Rritja e cmimit te duhanit pritet qe te kete nje efekt pozitiv sidomos tek te rinjte duke frenuar konsumimin e tij. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik pohojne se sot numri i te rinjve te cilet po nisin duhanin eshte ne shifra alarmante. Ka nje rritje te duhanpiresve te rinj shqetesim eshte se gati 50 per qind e te rinjve qe se pine duhanin e kane provuar ate. Ministria e Financave ka propozuar rritjen e cmimit te paketes me 20 leke dhe ne e mbeshtesim kete propozim. Studimet e kryera nga OBSH tregojne se rritja e cmimit te cigareve me 10 per qind do te ule ne masen 8 per qind numrin e duhanpiresve te te rinj ka pohuar Roland Shuperka koordinator i duhanit ne ISHP. Sipas tij rritja e cmimit te duhanit ne vendin tone ka ardhur ne menyre progresive qe nga viti 2006.
Studimi
Rreth 700 mije meshkuj ne Shqiperi pine duhan ndersa numri i femrave qe tymosin cigare ka arritur ne 200 mije. Keto jane shifrat me te fundit qe raportohen nga studimi i kryer nga Instituti i Shendetit Publik. Ligji i miratuar ne nentor te 2006 kunder pirjes se duhanit ne ambiente publike nuk ka ndikuar aspak ne uljen e numrit te perdorueseve nga te cilet 56 per qind e tyre jane meshkuj mbi moshen 15 vjec dhe 20 per qind jane femra po mbi kete moshe. Te dhenat tregojne se 40 per qind e njerezve ne vendin tone jane perdorues te duhanit dhe 16.7 e tyre jane nen moshen 15 vjec. Keto shifra te larta jane tronditese jo vetem per shendetin por edhe per ekonomine. Shqiptaret blejne 320 milione euro cigare ne vit dhe e gjithe kjo vlere del jashte shtetit. Pra vendi vuan nga nje humbje e jashtezakonshme ekonomike si rezultat i kostove te larta te kujdesit shendetesor. Si shkaktar i kancerit semundjeve te zemres dhe mushkerive 600 milione njerez do te vriten ku me shume se gjysma jane femije. Megjithate duket se askujt nuk i interesojne shifrat sepse duhani vazhdon te konsumohet me te njejten sasi dhe intensitet.

Duhanpirja ne Shqiperi
Afro 4 ne 10 persona jane duhanpires.
I milion duhanpires jane ne Shqiperi.
Numri mesatar i cigareve te pira ne dite eshte 19. 7 cigare
Duhanpirja ne grup moshen 13 deri 15 vjec eshte 16. 7
Ne studentet e fakulteteve mjekesi stomatologji farmaci dhe infermieri eshte me shume se 4 ne 10 studente pine duhan
81 e duhanpiresve fillojne te pine duhan para moshes 18 vjec.
73 e duhanpiresve meshkuj duan te lene duhanin
3300 vdekje ndodhin si pasoje e semundjeve qe shkakton duhanpirja
56 e meshkujve pijne duhan mbi moshen 15 vjec
20 e femrave te po kesaj moshe pijne duhan

Shuperka Shqiptaret konsumojne 1.4 mln dollare duhan ne dite
Shqiperia mban vendin e pare ne Evrope per konsumin e duhanit me nje tendence ne rritje te konsumatoreve femra. Sipas Koordinatorit Kombetar per Politikat e Kontrollit te Duhanit Roland Shuperka Statistikat tregojne se shqiptaret shpenzojne mesatarisht 1.4 milione dollare ne dite per cigare qe vete 42 milion dollar ne muaj. Ndaj per frenimin e konsumit te duhanit kerkohet rritja e cmimit dhe e taksave ndaj tij. Mesatarisht konsumi i duhanpiresit eshte 19.7 cigare ne dite pra afersisht nje pakete. Kerkohet rritja e cmimit te cigareve me qellim qe te reduktohet edhe numri i duhanpiresve - pohon Shuperka. Ajo cfare eshte me shqetesuese ne vendin tone eshte konsumi duhanit nga grupmoshat e reja dhe me tendence rritje tek vajzat qe shkollen 9-vjecare. Deri me tani ligji Antiduhan nuk ka gjetur zbatim pasi me perjashtim te institucioneve shendetesore ai konsumohet lirshem ne lokale shkolla dhe ambiente te tjera publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›