E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekreti polemika ne Kuvend

Votimi i dyfishte te enjten e kaluar ne Parlament per rrezimin e dekretit te presidentit per kthimin e ligjit te pronave ka marre edhe kete seance vemendjen kryesore pasi opozita e ktheu ate ne ceshtje te rendit te dites.

Socialistet te cilet nuk pranuan te votojne proceverbalin ku zbardhet cdo fjalim dhe votim i nje seance me pare akuzojne kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli per shkelje te Kushtetutes dhe Rregullores se Kuvendit duke e ngarkuar edhe me pergjegjesi penale.

E rendesishme eshte ajo qe mbetet ne kete procesverbal qe perben jo vetem nje shkelje te redne te parlamentarizmit ne Shqiperi por te nderuar kolege perben nje veper te rende penale. Ne baze te Kodit Penal dhe Kodit te Pocedures Penale shtetesja Jozefina Topalli duhet te akuzohet per shperdorim te detyres per kryerje te veprimeve arbitrare per falsifikim dhe nderhyrje ne sistemet kompjuterike ka deklaruar deputeti socialist Taulant Balla.

Por ne emer te grupit demokrat kryetari Astrit Patozi mori persiper ate qe e quajti pergjegjesi per respektimin e Rregullores dhe Kushtetutes.

Jam une pergjegjesi apo fajtori ne rast se juve ju duhet patjeter qe te tregoni dike me gisht. Dhe po ju them qe ate krim ne thojza ndaj Kushtetutes ate krim ndaj rregullores do ta bej prap. Kete nuk e bej per te treguar arrogancen e mazhorances por e bej sepse kam bindje absolute qe nuk ka ndodhur asgje. Dhe ju thjesht doni te krijoni furtune ne epruvete ka deklaruar Patozi.

Por debatet me te ashpra ishin mes kryetarit te grupit socialist Gramoz Ruci dhe kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli e cila u ka kerkuar socialisteve ta ankimojne proceduren e votimit ne strukturat perkatese te Kuvendit. Por socialistet deklaruan se do ta anikimojne ceshtjen ne instancen me te larte ne Gjykaten Kushtetuese.

Zonje e nderuar ne po te themi qe ti e ke me shkrim nga 72 deputete ne salle ke shenuar 73. Dhe tani kekroni prej nesh ta votojme sikur kane qene 73. Une po ju drejtohem nominalisht deputeteve zoti Bode zonja Pernaska zoti Prifti keni qene apo jo ne seance Une po ju drejtohem ketu. Dekreti ka marre 71 apo 68 vota Une po ju drejtohem ketu kur shkelet Kushtetuta dhe rregullorja votimi quhet i pavlefshem ka deklaruar Ruci.

Votimi ka qene kushtetues dhe kete nuk e luan Topi. Kjo rregullore per mua eshte Bibel eshte liber i shenjte. Une kete rregullore nuk e shkel per ansje arsye ne bote dhe votimi i radhes se kaluar ka qene ne perputhje te plote me rregulloren. Shfrytezo cdo hapesire qe te jep kjo rregullore per ta ankimuar ne trupat e Kuvendit ne te gjitha insitucionet qe jane brenda Kuvendit eshte pergjigjur Topalli.

Qofshi ju qe jeni. Gjithe pergjegjesine morale politike dhe ligjore ne dime se ku ta kerkojme. Do ta kerkojme ate nepermjet Gjykates Kushtetuese si per permbajtjen ashtu edhe per formen ka replikuar Ruci.

Pas kesaj deklarate opozita e braktisi sallen ndersa mazhoranca pas miratimit te procesverbalit te seances se kaluar me 74 vota pro votoi po me keto vota dekretin e presidentit per emerimin e kryetarit te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja i cili do te kete mesa duket shume shpejt mbi tryeze nje ankimim per ligjin e pronave nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›