Dekretimi i ndryshimeve për Komisionet Hetimore, Meta: Shkak për krizën politike

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar si shkaktar të krizës politike dekretimin e ndryshimeve për Komisionet Hetimore. Për Metën këto ndryshime sjellin përjashtim të opozitës nga rol i saj.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se mungesa e llogaridhënies nga qeveria është diçka reale dhe jo imagjinare dhe se sipas tij vendi është kthyer në diktaturë.
“Jemi në një situatë tërësisht reale dhe aspak imagjinare. Lidhur me vendimin e Presidenti të Republikës, përmes dekretit për Komisionet Hetimore, s’kam të drejtë të flas si president. Por është fakt se një arsye madhore ku ka hyrë kriza e institucioneve është tmerri i Ramës dhe i maxhorancës nga llogaridhënia që e garanton Kushtetuesja”, tha Meta.
Meta i është përgjigjur edhe komenteve të kryeministrit Edi Rama se “ka përfunduar koha e presidentit që udhëhiqte revolucione imagjinare të opozitës”.
“Po i rikthehem edhe një herë kryelindasit që udhëhiqte revolucion imagjinare. Kemi të bëjmë më një diktaturë reale, jo imagjinarë. Dhe të gjithë i mbajnë mend betejat e vërteta të zhvilluar jo vetëm këtu por edhe në komisionin e Venecias midis Metës dhe parlamentit monist. Ku të gjitha betejat Rilindja i humbi përfshirë edhe ato për lirinë e medias”, tha Meta.
/rtsh.al/