Del Neri kerkon fitore ndaj Catanias

Trajneri i Juventusit Luigi Del Neri ka deklaruar se ai eshte plotesisht i fokusuar ne Serie A pas eliminimit te turpshem nga Europa League.
Ne nuk ndihemi fajtore per eliminimin nga Europa League pasi beme te pamunduren. Nese jo dicka tjeter starti i veshtire i sezonit eshte ai qe na shperqendroi.
Ne Catania eshte veshtire te fitosh per shkak te cilesise dhe tifozeve. Ata jane te shpejte dhe sterviten mire nga trajneri Marco Giampolo sidomos per ndeshjet ne shtepi. Ne duhet te hyjme ne kete ndeshje me synim per te fituar pasi qe eshte menyra e vetme per te qendruar prane ekipeve me te mira.
Tani ne duhet te fokusohemi ne Serie A pasi qe ky Juventus eshte ne gjendje per te luftuar per titull. Ne duhet te jemi me te perqendruar ne goditjet e lira pasi qe se fundmi radhe pranuam gola nga loja e hapur deklaroi Del Neri.