Greqi arrestohen 9 te dyshuar pe terrorizem
Policia greke ka arrestuar nente persona qe dyshohet se jane te perfshire ne aktivitete terroriste ndersa ne bastisjet ne Athine policia ka kapur nje sasi te madhe te armeve dhe mjeteve eksplozive.
Njoftohet se policia ka kapur tre arme automatike shtate revole 200 gram ekploziv te llojit TNT kater bomba dhe 50 kilograme te llojit tjeter te eksplozivit.
Ky eshte nje rast te cilin policia eshte duke e ndjekur qe nje kohe te gjate dhe operacioni gjendet ende ne faze te hershme ka thene policia.
Zyrtaret kane thene se armatimi i gjetur eshte i ngjashem me ate qe e perdor grupi i majte gueril Sekti i Revolucionareve i cili ka marre pergjegjesine per vrasjen e nje gazetari investigativ dhe nje polici te anti-terrorizmit.
Ne Greqi ka edhe grupe tjera te majta aktivitetet e te cilave shpesh here kane perfunduar me viktima.