Putin Me fitoren e Rusise ra muri i fundit i Berlinit
Me pare bota ka njohur murin e Berlinit i cili ishte i dukshem por deri me tani ekzistonte edhe nje mur i tille i padukshem. Ai perbehej nga stereotipat e regjimeve te vjetra. Jam i sigurt se Kupa e Botes 2018 do te jete mundesi e mire per tju treguar se cilet jemi me te vertete. Ky eshte komenti i kryeministrit Vladimir Putin pas triumfit te kandidatures se Rusise per edicionin e vitit 2018. Per te siguruar Olimpiaden lsquoSoki 2014 rivaliteti ishte mjaft i forte por u perballem me nje beteje te ndershme. Nderkohe perpara votimit per Boterorin e Futbollit degjova shume dyshime ceshtje te cilat u trajtuan si skandale apo akuza per korrupsion. Kjo eshte e papranueshme. Synimi ishte qe ta benin te pamundur votimin e qete. Personalisht kisha besim te FIFA ndonjehere eshte e nevojshme te besh nje hap mbrapa. Nuk isha ne Zyrih gjate votimit sepse prezenca ime mund te shtonte presionin tha Putin.