Del Neri largon Bufonin nga Juventusi
Deklarata e trajnerit Luixhi del Neri nuk i ka pelqyer aspak agjentit te Bufonit duke krijuar nje situate tensioni. Bajerni Mancester Junajtid dhe Siti bejne syte kater.
Me mua te gjithe jane te barabarte. Luan ai qe e meriton kjo vlen per Del Pieron per Amaurin per Sorensenin per Moten apo edhe per Bufonin. Fjalet e trajnerit Del Neri ne konferencen e djeshme per shtyp para sfides me Lacion nuk kane lene shije te mire te Xhixhi Bufon aktualisht ne fazen e fundit te riaftesimit pas operacionit ne shpine. Nuk meriton te trajtohet ne kete menyre - deklaroi menaxheri i portierit italian. Tensioni ndihet ne ajer ne mjedisin bardhezi nderkohe qe per gardianin nuk mungojne alternativat ne rast largimi nga Torinoja. Mancester Junajtid Mancester Siti dhe Bajerni i Mynihut evidentohen si destinacionet e mundshme per 32-vjecarin. Nderkohe mediat italiane kane filluar te hedhin hipotezat e para per zevendesuesin e Bufonit nese ky i fundit vendos ti jape lamtumiren Zonjes. Sirigu i Palermos slloveni i Udinezes Handanovic dhe Viviano i Bolonjes shihen si alternativat me te mundshme per te zbarkuar ne Torino.