E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba ben gjithcka vete derbi i Londres mbyllet ne barazim

Celsi nuk shkoi me teper se barazimi 1-1 ne derbin londinez me Totenhemin duke zbritur ne vendin e katert te renditjes. Transferta ne Uajt Hart Lejn mund te perfundonte me humbje ashtu sic mund te perfundonte edhe me fitore per skuadren e italianit Anceloti. Blute e Londres kthehen keshtu ne shtepi me nje barazim 1-1 qe nese vlen pak sherben edhe per te flakur kritikat qe kane qene jo te pakta kohet e fundit. Avantazhit te Roman Pavlicenkos pas 15 minutash iu pergjigj Drogba ne te 70-n i ndihmuar edhe nga nje gabim i madh i portierit Gomez. Gjithsesi ish portieri i PSV Eindohovenit shleu gabimin ne minuten e trete shtese kur priti penalltine e ekzekutuar keq nga Drogba. Keshtu Celsi mori piken 31-te ne 17 jave kampionat duke zbritur ne vendin e katert. Londinezet jane ne kuote te njejte pikesh me Mancester Junajtidin qe ka dy ndeshje me pak. Djajte e kuq do te presin sot mbrema Arsenalin nderkohe qe kane per te luajtur edhe transferten e prapambetur ndaj Bllekpullit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›