Vllaznia del ne siperfaqe mund Lacin dhe arrin Dinamon

Ne Ballsh Lilaj i shmang disfaten Tiranes. Kastrioti fundos Elbasanin ne Kruje
Takimet e javes se 14-te kane dhene dje rezultate surprize. Keshtu skuadra e Vallznise mori tri pike te renda perballe Lacit. Me kete fitore ekipi i Joses ka shkuar ne kuoten e 24 pikeve po aq sa ka edhe Dinamo duke iu larguar keshtu Tiranes. Bardheblute dje iu falen kembeve te Lilajt qe ne minuten e 94-t shpetoi nderin e kryeqytetasve pasi realizoi golin e barazimit ne transferte ndaj Bylisit. Per sa i perket takimit te trete te luajtur dje duhet thene se ishte pa histori. Ne Kruje ekipi i Kastriotit mundi 3-1 ekipin e Elbasanit te 1001 problemeve.
Vllaznia-Laci
Vllaznia mori tri pike te merituara ne fitoren 1-0 ne Lac ne ndeshjen e vlefshme per javen e 14-te te Kategorise Superiore. Golin e vetem te takimit e realizoi mbrojtesi 21-vjecar Olsi Gocaj ne minuten e 17-te i cili u dhuroi shkodraneve fitoren e trete ne transferte por edhe ktheu golavarazhin me shenjen plus. Nje Vllazni tashme ne kuoten e 24 pikeve po aq sa Dinamo dhe ne vendin e katert teksa deshmon se afrimi i Mirel Joses po prodhon rezultate dhe pike te cmuara. Ne pese javet e ish-trajnerit te Shkumbinit Vllaznia ka grumbulluar 10 pike nderkohe qe kuqeblute nuk e njohin humbjen nga java e 9-te.
Bylis-Tirana
Ne Adush Muca te Ballshit Lilaj me golin e tij ne minuten e 94-t i dha nje pike te cmuar Tiranes se tij ne barazimin 1-1 ndaj Bylisit vendas. Popovic shenoi per Bylisin ne minuten e 48-te. Per Bylisin kjo ishte hera e katert qe peson gol ne minutat shtese duke ia hequr mundesine ose te shmange humbjen apo te marre fitoren keshtu i ka ndodhur ne humbjet me Vllaznine dhe Elbasanin por dhe ne barazimet me Skenderbeun dhe Tiranen. Kjo ishte nje pike me vlere per Bylisin ne luften per mbijetese ndersa edhe per Tiranen duhet te thuhet se shmangu humbjen e peste sezonale.
Kastrioti-Elbasani
Kastrioti fitoi 3-1 me Elbasanin ne Kruje ndaj nje skuadre verdheblu jo ne kondicionin e duhur fizik per shkak te bojkotimit disaditor te stervitjes. Drejtuesit e Elbasanit nje dite me pare kryen edhe pagesat e prapambetura ndaj lojtareve te cilet u binden te udhetonin per ne Kruje nen urdhrat e trajnerit Krenar Alimehmeti. Mesfushori Enkel Alikaj ne te 45 goli i tij i dyte sezonal braziliano-kroati Robert Alvizh ne 57 dhe sulmuesi kroat Ivan Babic ne te 59 pese gola kete sezon e cuan rezultatin ne 3-0 perpara se Endri Dalipi i Elbasanit te shenonte golin e nderit per Elbasanin. Kjo ishte rrjeta e peste per 27-vjecarin. Tri pike te cmuara per Kastriotin te barazuar ne kuoten e 17 pikeve me Lacin por me krutanet qe mbajne vendin e tete.
Andi Lila kalon tek Dinamoja e Zagrebit
Mbrojtesi kavajas i Tiranes Andi Lila mesohet se ka arritur nje marreveshje me gjigandet kroate te Dinamos se Zagrebit. 24-vjecari i cili luan me Tiranen qe prej qershorit te vitit 2008 do te lere keshtu kryeqytetin shqiptar per tu vendosur ne nje tjeter kryeqytet ne Zagreb te Kroacise. Andi Lila debutoi ne Kategorine Superiore ne vitin 2002 dhe qe prej asaj kohe ka bere paraqitje impresionuese. Kjo e detyroi trajnerin e perfaqesueses shqiptare Oto Baric ta therriste Lilen ne kombetare ne fund te vitit 2007. Detajet e marreveshjes mes Andi Liles dhe Dinamos se Zagrebit e cila do te konkretizohet javen e ardhshme nuk behen ende te ditura.
Kategoria Superiore
Dje
Laci-Vllaznia 0-1
Bylis-Tirana 1-1
Kastrioti-Elbasani 3-1
Sot 1300
Skenderbeu-Shkumbini
Dinamo-Teuta
Neser 1300
Flamurtari-Besa
Renditja
Nd. Pike
1. Flamurtari 13 28
2. Skenderbeu 13 25
3. Dinamo 13 24
4. Vllaznia 14 24
5. Tirana 14 22
6. Teuta 13 18
7. Shkumbini 13 17
8. Kastrioti 14 17
9. Laci 14 17
10. Bylis 14 12
11. Elbasani 14 9
12. Besa 13 9
Elbasani eshte penalizuar nga FIFA me ndash3 pike