E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero rikthehet në Torino, takon shokët e Juves

Ish kapiteni merr pjesë në muzeun dedikuar dinastisë Agnellli

Del-Piero-BuffonSërish së bashku, Alex Del Piero dhee Gigi Buffon: ish kapiteni dhe kapiteni aktual. Alex është rikthyer në Torino dhe ka qenë i pranishëm dje pasdite në muzeun e 90 viteve të familjes Agnelli në krye të Juventusit. E në fakt një pjesë të madhe të kësaj historie e ka firmosur edhe Del Piero, dhe për këtë ai nuk mund të mungonte në këtë ceremoni. Ish kapiteni ka takuar Andrea Agnelli, Antonio Conten dhe ish shokët e tij.
Ardhja e Del Pieros
Del Piero ka ardhur pikërisht një vit e një dit pas largimit të tij. Ai mbërriti ndërsa ishte duke folur Agnelli dhe menjëherë tifozët u ekzaltuan duke thërritur: “Alex, Alex.
Muzeu
Më 24 korrik të vitit 1923 Edoardo Agnelli, djali i themeluesit të FIAT Giovanni Agnelli, merrte përsipër të bëhej President i Juventusit, e nga këtu nisi epopeja e lavdishme e kësaj skuadre që prej 90 vitesh tashmë drejtohet nga kjo familje.
E ardhmja e Contes
Nga ana tjetër e ardhmja e Antonio Conte-s, tashmë është disi më e qartë. Ka menduar Andrea Agnelli për të spastruar situatën nga çdo keqkuptim. Conte nuk ka kërkuar parà, por garanci për të vazhduar fitoret ka deklaruar presidenti i Juventus-it për Sky. – Këto garanci janë. Tashmë do të vlerësojmë së bashku me të, se cilët elementë na duhen për të arritur këtë objektiv. Të gjithë juventinët presin të fitojnë, gjë që duket diçka normale, por jo gjithmonë arrihet. Conte ka vlerësuar situatën së bashku me ne – ka shtuar Agnelli, – duke na kërkuar sqarime për të ardhmen. Por këto nuk mund tia japë askush. Shoqëria ka ambicie për të vazhduar me fitoret, aq e vërtetë është kjo sa që ditën pas titullit jemi takuar si drejtues e trajner, për vlerësimet e situatës aktuale. Antonio mund të qëndrojë i qetë: për sa kohë të jem unë te Juventus, uria për fitore nuk do të shuhet kurrë. Me të është gjithçka e zgjidhur. Por, Conte nuk ka mirëpritur deklaratat e presidentit dhe, sipas burimeve të mirëinformuara, ndihet si i prekshëm dhe jo i paprekshëm te Juve. Përpara një feste të organizuar nga klubet e tifozëve bardhezinj, i është përgjigjur kështu gazetarëve, që i kanë kërkuar nëse është arritur akordi për qëndrimin e tij te Juve: Në fillim dua të lexoj fjalët e presidentit, më pas do të flas.

Emrat që Conte kërkon si përforcim te Juventusi i tij
Mes një dileme për të qëndruar te Juventus apo jo, trajneri i kampionëve të Italisë, Antonio Konte, duket se ka bërë gati listën e shpenzimeve të tij, ku në krye të saj qëndrojnë dy sulmues të fuqishëm. Përveç blerjes Fernando Lorentes, një mbrojtës me eksperiencë dhe një mesfushor që të mbulojë krahët shihet si i nevojshëm për edicionin e ardhshëm. Konte ka bërë një listë largimesh, me qëllim që në merkato të ketë të ardhura të mjaftueshme për të afruar përforcimet e duhura. Tekniku bardhezi i ka kërkuar klubit edhe dy sulmues të tjerë. Preferencat e tij në repartin e avancuar tashmë njihen dhe janë 4 sulmues të mirënjohur, Gonzalo Higuain, Zlatan Ibrahimoviç, Edinson Kavani dhe Luis Suarez janë bomberat që  vëzhgohen nga Antonio Konte. Por, nga të gjithë këto emra, bisedimet dhe marrëveshjet më të lehta pritet të ngrihen me Gonzalo Higuainin dhe Zlatan Ibrahimoviçin, të cilët kushtojnë respektivisht 25 dhe 15 milionë euro.  Natyrisht që edhe blerja e të dyve nuk duket e pamundur, duke qenë që në dy vitet e fundit presidenti Anjeli u ka premtuar tifozëve një bomber prej 40 milionë eurosh, por me këtë shifër sivjet ai ka fatin që të blejë dy menjëherë dhe në këtë mënyrë do blindonte repartin sulmues. Por, në të njëjtën kohë, pistat e nxehta të sulmit vazhdojnë të jenë ato që të çojnë te Stevan Jovetiç i Fiorentinës dhe Xhekson Martinez i Portos, ndonëse këtu flitet për 30 milionë euro minimalisht për secilin nga lojtarët, ndaj tratativa duket shumë e vështirë. Mirëpo Konte kërkon edhe një mbrojtës potent, një lojtar që të mund të zëvendësojë me të njëjtin efikasitet njërin mes Barzaljit, Kielinit dhe Bonuçit. Zgjedhja e tij ka rënë mbi Davide Astorin e Kaljarit, i cili kushton nga 10 milionë euro, ndonëse kjo shifër mund të ulet edhe më tej, duke bërë pjesë të tratativës ndonjë lojtar të mundshëm që u pëlqen sardëve. Në mesfushë Kuadrado është synimi i parë, i dyti pas tij vjen holandezi i Bajernit, Arjen Roben, i cili mund të lërë Gjermaninë për 20 milionë euro, Por për te realizuar keto operacione Juventus eshte i gatshme te shese, Matrin, Fabio Kualiarelën, Sebastian Xhovinkon, Mirko Vuçiniç, Paolo De Çeljes dhe Stefan Liktshtainer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›