Kombetarja demtohet Alban Meha

Kombëtarja shqiptare do të ketë edhe një lojtar më pak në përballjen ndaj Norvegjisë në Botëror.
Alban Meha ka pësuar dëmtim në ndeshjen e fundit të kampionatit gjerman dhe do të duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Bëhet fjalë për një dëmtim në meniskun e gjurit të majtë që do ta lerë Mehën jashtë takimit tepër të rëndësishëm me nordikët në Tiranë më 7 qershor.
Shqipëria ka shanse reale të kërkojë kualifikimin për në finalet e Botërorit që zhvillohet në vitin 2014 në Brazil, por kundër Norvegjisë trajneri Xhani De Biazi nuk do të ketë as 3 lojtarë të tjerë, të pezulluar për shkak të kartonave.
Këta janë kapiteni Lorik Cana, mbrojtësi Andi Lila dhe lojtari ofensiv Odise Roshi.
Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në grupin eleminator me 9 pikë, vetëm 2 pikë më pak sesa Zvicra kryesuese, ndërsa Norvegjia ka 7 pikë.