E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinho: Marrëdhëniet me Ibrën, Berlusconin dhe femrat

ronaldinjoRonaldinho, ish lojtari i preferuar i Berlusconit, ish ylli i PSG, i duartrokitur madje edhe në Bernabeu me rivalët e Barcelonës tani ndodhet në vendin e tij, Brazil ku po hipotekon titullin kampion i shtetit dhe po tërheq Atletico Mineiro në Kupën Libertadores një trofe që nuk është fituar kurrë nga ky klub. Ronaldinho ka dhënë për herë të parë një intervistë të gjatë për shtypin italian që kur u largua nga Milano rreth dy vite më parë. Pyetjet e para ishin për Milanin, Allegrin, pozicionin ku dëshiron të luajë dhe arsyen përse u kthye në Brazil.
Italia
Në Itali kam lënë shumë miq. Vazhdoj akoma të marr mesazhe dashurie nga tifozët nëpërmjet letrave, e-mail dhe Facebook. Edhe nga drejtuesit e Milanit. Kam shumë nostalgji për San Siron. Allegri është një trajner i mirë por me Leonardon gjendesha më mirë, pasi ai solli tek Milan një skemë të ngjashme me futbollin brazilian. Në Barcelonë kam luajtur në të majtë të sulmit ndërsa tek Milan në mesfushë, mund ti bëjë të dyja. U ktheva në Brazil pasi dëshiroj të fitojë diçka në vendin tim.
Ibra-Berlusconi
Më pas ish lojtari i Milanit foli për raportin me Berlusconin, Ibrën, ciklin e Barcelonës, ëndrrën për fitimin e Botërorit vitin e ardhshëm dhe kohën kur ai do të tërhiqet nga futbolli. Kam kohë që nuk kam folur me Berlusconin, por kur u takova me Paton në kombëtare e pyeta për të dhe më tha se ishte mirë. Mu bë qejfi. Ibra duhet të qëndrojë në Paris pasi ata po ndërtojnë një strukturë të fortë. Cikli i Barçës nuk ka përfunduar pasi ata vitet e fundit kanë arritur gjithnjë në gjysëmfinale të Champions dhe Messi mbetet futbollisti më i mirë në botë. Ëndrra më e madhe profesionale është të fitojë botërorin në vendin tim i cili do të jetë i dyti pas atij të 2002. Nuk kam ndërmend të tërhiqem deri sa të kem dëshirën për të luajtur. Deri 40 apo 45 vjeç nëse është e mundur.
Femrat
Në fund shtypi italian duke e etiketuar si një specialist femrash i ka kërkuar të bëjë një klasifikim të femrave e vendeve ku ai ka luajtur. Po vazhdoj të jem ekspert. Bëj shaka. Kam patur gjithnjë shoqe. Të gjithë interesohem nëse jam singëll, i martuar apo me kë dal. Femrat e këndeve ku kam qenë janë të ndryshme, për shembull francezet kanë një sharm dhe elegancë që të tërheq shumë. Spanjollet më kujtojnë shumë brazilianet, janë të qeshura dhe kur të takojnë dëshirojnë të të përqafojnë ndërsa italianet gjithnjë sipas modës. Vishen mirë janë elegante dhe të bukura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›