Del Piero, vishet si Babagjysh në Torino
Torinezët kanë marrë një surprizë shumë speciale nga futbollisti italian Aleksandër del Piero, i cili mbrëmë ka hequr fanellën e kombëtares italiane dhe ka veshur kostumin e Babagjyshit të Vitit të Ri.
Gjatë disa orëve të së shtunës vigjilje Krishtlindjesh, Alessandro Del Piero ka ecur më këmbë në rrugët e Torinos dhe është filmuar nga kanali televiziv i dedikuar atij. E jo vetëm shëtitje por edhe kekë e ëmbëlsira të tjera janë shpërndarë bashkë me dhurata për të vegjlit, nga Alessandro Del Piero si Santa Claus.