E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëzuar Krishtlindjet! Aktivitetet e festës për besimtarët shqiptarë

Mesnatën e djeshme u kremtua lindja e Krishtit në katedralen Shën Pali. Mesha me rastin e Krishtlindjeve, u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita. Sot në orët e para të mëngjesit e në vijim në Kishën Ortodokse po mbahet mesha nën drejtimin e kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Si miliona njerëz në mbarë botën edhe besimtarët e krishterë shqiptarë, katolikë e ortodoksë prej pasmesnatës së 24 dhjetorit dhe në agimin e 25 dhjetorit kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit të Nazaretit, që erdhi si fjala hyjnore e Zotit për të shpëtuar njerëzimin dhe për ta kthyer në rrugën e Perëndisë.

Besimtarët ortodoksë pas ndezjes së qirinjve gjatë natës së shenjtë, agimi i 25 dhjetorit i gjeti duke kënduar dhe dëgjuar meshën e lindjes së Krishtit të mbajtur nga kryepeshkopi Janullatos në Kishën Ortodokse në Rrugën e Kavajës.

Në një mesazh të lëshuar me këtë rast Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos në vigjilje të Krishtlindjes uroi të gjithë besimtarët e krishterë për lindjen e Krishtit: Perëndia u shfaq në mish. Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi themelor i të kremtes së madhe që feston sot bota e krishterë.

Edhe Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita në mesazhin e tij të urimit për besimtarët katolikë dhe të krishterë u shpreh se të kremtosh Krishtlindjen do të thotë të përjetosh urën tënde historike si një urë takimi me Krishtin, dritën e Zotit dhe mirësinë e shpresën.

Gjatë ditës së sotme, krerët e shtetit dhe një sërë personalitetesh pritet të japin urimet e tyre për këtë festë duke uruar krerët e besimit të krishterë dhe besimtarët e kësaj feje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›