E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Ponte Hetim trafikut te organeve

Ish-kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte ka deklaruar se pretendimet e raportuesit të KiE, Dick Marty për trafikun e organeve njerëzore duhen hetuar.

Duke folur në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve “DPA”, Del Ponte është shprehur se hetimet nuk duhen lënë në duart e autoriteteve shqiptare.

“Ata që tani thonë se janë të pafajshëm. Diskutimi për këtë cështje mund t’i lihet vetëm EULEX-it, i cili duhet të pajiset për këtë hetim”, ka deklaruar Del Ponte.

Ajo ka theksuar se vetëm pas përfundimit të mandatit të saj mësoi për trafikun e organeve, provat për të cilin u zhdukën në mënyrë misterioze.

“Kanë qenë prova të gjakut, shami, fotografi dhe gjëra të tjera të ngjashme të marra nga shtëpia e verdhë në veri të Shqipërisë. Për ne ishte e qartë se në këtë shtëpi kishte ndodhur dicka mjekësore”, ka pohuar Del Ponte.

Ajo ka shtuar më tej se hetimet mbi këtë cështje atëherë u bllokuan pasi sipas saj, Shqipëria nuk ofroi bashkëpunim dhe sepse shumë dëshmitarë kishin frikë pasi disa prej tyre ishin vrarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›