E Diel, 1 Nëntor 2026

Marty Serbia Presim nderkombetaret

Beogradi zyrtar do të presë qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj raportit të Dick Marty mbi trafikun e organeve njerëzore dhe më pas do të dalë me një vendim.

Deklarata është bërë nga burime të afërta me presidentin serb Boris Tadic, të cilat kanë preferuar të ruajnë anonimatin.

“Pavarësisht se akuzat në raportin e Dick Marty përputhen me dëshmitë kundër kryeministrit të Kosovës që disponon Beogradi, qëndrimi i faktorit ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm si palë e tretë”, kanë deklaruar burimet.

Raporti i Marty ia atribuon përgjegjësinë për trafikun e organeve njerëzore kryeministrit Hashim Thaci dhe UCK-së.

Lidhur me këtë raport reagoi dje edhe prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic, i cili tha se viktima të këtij aktiviteti kriminal kanë qenë plot 500 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›