SHBA padi per British Petrolium

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ngre padi kundër kompanisë British Petroleum dhe tetë kompanive të tjera për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. Aktpadia e administratës Obama kërkon që kompanitë të japin llogari për të gjitha shpenzimet dhe dëmet e shkaktuara, përfshirë dëmet ndaj resurseve natyrore.
Pas shpërthimit në të cilin e humbën jetën 11 vetë, vlerësohet se në det u derdhën më shumë se 757 milionë litra naftë. Kompania BP i konteston këto shifra ndonëse sërish është shprehur e gatshme të bashkëpunojnë me drejtësinë amerikane. Vlera e rimbursimit pas rrjedhjes më të madhe të naftës në historinë e Shteteve të Bashkuara është disa miliarda dollarë.
Sipas prokurorit të përgjithshëm Eric Holder kjo shënon vetëm hapin e parë dhe jo të fundit ndërsa vazhdojnë ende hetimet penale e civile. Dëmet e kërkuara nga kompanitë mund të arrijnë në 4300 dollarë për cdo fuci naftë të përfunduar në ujrat e gjirit. Sipas një përllogaritjeje të tillë dëmshpërblimi kap shifrën e 21 miliardë dollarë. Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 dhjetor 2010 )