SHBA, Senati fillon debatin për “START”-in

Më 66 vota pro dhe 32 kundër, Senati miratoi nismën e senatorëve demokratë për të diskutuar sa më parë traktatin e përbashkët Uashington – Moskë. Nuk bëhet e ditur se kur ky traktat do të hidhet për votim.
Për miratimin e marrëveshjes në Senat demokratëve u nevojitet një shumicë prej dy të tretash, pra 67 vota, teksa ata kanë vetëm 58 syresh.
Presidenti Obama kishte kërcënuar, se do t'u lejonte senatorëve të fillonin pushimet e Krishtlindjeve vetëm pas votimit të marrëveshjes.
Teksa nga ana tjetër, kryeministri rus, Vladimir Putin ka kërcënuar se në rast mos ratifikimi të marrëveshjes, Rusia do të fillojë të armatoset.
“START”-i i ri u nënshkrua nga Presidenti amerikan, Barak Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev, në pranverë pas skadimit të START-it të vjetur të miratuar 20 vjet më parë.
Ai parashikon reduktimin e kokave shpërthyese bërthamore 1550 brenda shtatë vjetësh si dhe inspektime të ndërsjellta./Start/
2010-12-16 12:54
[