E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet themeluesi i Wikileaks, Xhulian Asanzh

39-vjeçari ishte liruar me kusht edhe më parë këtë javë, por përfaqësuesit suedezë apeluan vendimin, kështu që ai mbeti në burg.

Australiani po lufton ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për përdhunim dhe ngacmime seksuale, akuza të cilat Asanzh i mohon duke i quajtur politikisht të motivuara.

Mbështetësit e Asanzhit kanë ofruar një garanci prej 240 mijë sterlinash për lirimin e tij me kusht./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-16 14:40
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›