E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Pontes i ndalohet libri abuziv

Ministria e Jashtme e Zvicres i ndalon Karla Del Pontes promovimin e librit te cilesuar abuziv dhe skandaloz, "Gjahu" (ose Ndjekja). Ish-prokurorja e Gjykates se Hages, kishte planifikuar te promovonte librin ne Milano, pasi pershkohet me te paverteta kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Sakaq, Berna i kerkoi asaj, "kthimin e menjehershem ne Argjentine", ku ushtron funksionin e ambasadores. Ky promovim nuk eshte ne perputhje me misionin e ambasadores, argumentoi Ministria e Jashtme e Zvicres, duke shtuar se promovimi i nje libri te tille i ndalohet deri sa ta ushtroje funksionin e ambasadores. Libri skandaloz i Del Pontes, eshte shkruar ne bashkepunim me Chuck Sudetic, nje reporter i "Nju Jork Times". Ai paraqet shume genjeshtra te paskrupullta per Ushtrine Clirimtare te Kosoves dhe akuzon pjesetaret e saj, vec tjerash, se gjoja kane masakruar me se 300 serbe me qellim marrjen dhe shitjen e organeve te tyre. "Te dhenat qe ka shkruar ne liber Karla del Ponte dhe promovimi i tyre nuk jane ne perputhje me funksionin e ambasadores se Konfederates Zvicerane", deklaroi zedhenesi i Ministrise se Jashtme, Jean Philipe Jeannerat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›