E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenohet me sms, i vene bomben

Nje qytetar shqiptar nga Kosova eshte bere objekt kercenimi serioz nga persona qe ende nuk jane identifikuar. Ngjarja ndodhi dje ne Skenderaj, kur nje granate dore eshte gjetur e vendosur nen nje kamion te markes "Volvo" me targa "KS" te parkuar ne rrugen "Azem Bejta". Banori 40-vjecar i Skenderajt i tha policise se e kishte zbuluar bomben ne parkingun e automjeteve ne afersi te pompes se derivateve "Lahu". Policia beri shperthimin e kontrolluar te bombes, duke evituar deme te mundshme. Hetuesit pohuan se 40-vjecari ishte kercenuar tre muaj rresht dhe me sms. Nderkohe u sqarua se granata e dores ishte e prodhimit te Shqiperise. Mjeti shperthyes kishte te hequr siguresen, por nuk ishte aktivizuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›