Del nga rruga autobusi i linjes Shqiperi-Greqi

Fati duket si i ka ndihmuar 49 pasagjeret shumica shqiptare te nje autobuzi te linjes Shqiperi Greqi i cili ka dale nga rruga dhe eshte permbysur ne vendin e quajtur Kalpaqi 20 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek ne Prefekturen e Janines. Per shkaqe qe ende nuk dihen autobusi i linjes me 49 pasagjere ne bord ka dale nga rruga dhe u permbys rreth ores 0400 te mengjesit te se shtunes. Si pasoje e aksidentit disa pasagjere kane marre plage te lehta per fat jo fatale. Policia mberriti menjehere ne vendngjarje dhe dergoi ne qendren mjekesore pasagjeret e plagosur. Sipas policise shkak per aksidentin mund te ishte shtresa e akullit qe kishte mbuluar zonen ne oret e para te mengjesit. Policia tha se ka shoqeruar shoferet e autobusit te cilet nuk rezultuan te kene konsumuar alkool. Ky eshte aksidenti i trete me autobuse te linjave shqiptare ne Greqi gjate nje viti ndersa mesohet se shkak per aksidentit mund te kete qene edhe amortizimi i mjetit qe ishte i vtitpridhimit 1993.