E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunimi Totozani takohet me Bashen

Jashte kornizave politike perfaqesuesit e dy institucioneve te rendesishme ne kryeqytet kreu i Avokatit i Popullit dhe ai i Bashkise e Tiranes kane dhene shembullin me te mire se si mund te bashkepunohet per zgjidhjen e problemeve te qytetareve. Avokati i Popullit Igli Totozani zhvilloi dje nje takim ne zyren e kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulezim Basha. Te dyja palet u angazhuan per nje bashkepunim te ngushte dhe te frytshem ne te ardhmen lidhur me trajtimin e ankesave te qytetareve te Tiranes per ceshtje jetike prioritare. Kryetari i Bashkise se Tiranes duke vleresuar veprimin e bujtjes ne institucionin e Avokatit te Popullit te 8 familjeve rome si nje akt fisnik shprehu angazhimin e tij per krijimin e nje task- force per identifikimin dhe me pas per regjistrimin e romeve banore te Tiranes. Te dyja palet rane dakord te ngrene pika kontakti te qendrueshme dhe te nenshkruajne brenda nje kohe te shkurter nje memorandum bashkepunimi ne fusha prioritare si barazia gjinore mbrojtja e pakicave shkembim informacioni me avokatin e qytetit etj. Ne perfundim Avokati i Popullit dhe kryetari i Bashkise pranuan te jene bashkeorganizatore te nje mbremje bamiresie ne favor te romeve ne nevoje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›