Del nga rruga autobusi i linjës Tiranë-Athinë, 8 të plagosur
LUSHNJë- Del nga rruga autobusi i linjës Tiranë-Athinë, duke shkaktuar plagosjen e 8 personave. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të ditës në rreth-rrotullimin e Savrës, në autostradën Lushnjë-Fier. Autobusi i mbushur me pasagjerë po kthehej nga Athina për në Tiranë, kur si shkak i lagështirës në rrugë dhe shpejtësisë ka dalë nga rruga në rreth-rrotullimin e Savrës. 8 pasagjerë të cilët janë lënduar nga ky aksident, nuk shfaqin probleme serioze dhe janë mjekuar në spitalin e Lushnjës.(m.a/News24/BalkanWeb)