E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremtimi i Vitit të Ri në botë

TIRANE- Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mëdha, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme e zbukurimt dhë shkëmbimit të dhuratave të ndërsjellta Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjtiha brezat, fëmijët, të rinjtë si dhe të moshuaruit, sikur ata që presin dhurata ashtu edhe ata që me kënaqësi i zgjedhin dhe i dhurojnë ato. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga traditat më të vjetra rituale, e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë kombin, dhe përkatësitë e tzre të ndryshme. Disa hulumtues tregojnë se kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillesën e vetë e ka nga romakët e vjetër. Sipas dëshmive ekzistuese, materialeve të zbuluara deri tani është vërtetuar se festën e Vitit, më 1 janar për herë të parë e kanë kremtuar romakët e vjetër. Për ta kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re, për plot shpresa të mira për të ardhmen. Për kineyët viti i ri lunar është festa e Pranverës. Ajo konsiderohet si festa më e madhe nacionale. Në Japoni kjio festë kremtohet me tryeza të begatshme, plot me specialitete tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të viteve jehojnë 108 të rënat e këmbanave nga tempujt budistë anë e kënd vendit. Edhe populli hebre Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo konsiderohet si festë shpirtërore, me të cilën shënohet përvjetori i krijimit të botës. Në shumë vende dhe shtete të botës, tani më është formuar tradita që të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytetet e ndryshme, ku banorët e tyre para caste para ndërrimit të viteve masivisht dalin në qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të vitit të ri tanimë është tradicionale në shumë kryeqytete të shteteve të Europës dhe botës, sikurse është Parisi, Londra, Roma, Madridi, New Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio etj.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›