E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani bllokon transmetimet satelitore nga SHBA

Transmetimet ndërkombëtare satelitore nga Shtetet e
Bashkuara dhe Britania në Iran janë bllokuar nga zhurmues të vendosur nga
qeveria iraniane.Programet televizive të transmetuara nga Rrjeti i Lajmeve
në Gjuhën Persiane dhe një numër transmetimesh radiofonike nga Shtetet e
Bashkuara janë prekur nga zhurmuesit iranianë. Ndërhyrja është bërë ndaj një
sistemi komunikimi satelitor që përdoret nga shumë vende. Autoritetet iraniane nuk u janë përgjigjur pyetjeve për
sqarime nga Bordi i Guvernatorëve i Transmetimeve, agjencia që mbikqyr të
gjitha transmetimet ndërkombëtare të mbështetura nga qeveria e Shteteve të
Bashkuara, përfshirë Zërin e Amerikës. Megjithatë, inxhinierët të monitorojnë
rregullisht komunikimet me satelit thonë
se mesa duket Irani është burimi i ndërhyrjes në sinjal, që ka prekur sistemin
satelitor Hot Bird.Zëdhënësja e Bordit të Guvernatorëve Letitia King thotë
se ndërhyrja bllokoi edhe transmetime të tjera të Zërit të Amerikës në Lindjen e
Mesme dhe Evropë. Ajo tha se kjo ndërhyrje është një shkelje sipas Bashkimit
Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, agjencia kryesore e OKB-së për informacion
dhe komunikacione.                 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›