Del nga rruga vdes 55-vjecari
Nje 55-vjecar ka gjetur vdekjen mbremjen e djeshme ne Elbasan. Automjeti me te cilin po udhetonte viktima ka dale nga rruga pasi 55-vjecari ka humbur kontrollin. Sipas policise viktima eshte Idriz Hysa 55 vjec. Sipas policise shtetasi Hysa po drejtonte nje makine me targa italiane ne Komunen Hotolisht nderkohe qe ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga. Burime nga policia lokale thane se shkak i aksidentit qe ndodhi ne fshatin Kokreve ne rrethin e Librazhdit ka qene terreni i thyer ne kete zone. Ekspertet kane nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.