E Diel, 1 Nëntor 2026

Del nga shinat treni i linjes Tirane-Podgorice

Nje tren mallrash ka dale nga shinat mengjesin e sotem por fatmiresisht nuk ka te plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Zejmen te qarkut te Lezhes ku si pasoje e daljes nga shinat te trenit te linjes Tirane- Podgorice eshte bllokuar edhe levizja ne kete pjese te hekurudhes.

Mesohet se dy vagonat e pare te trenit jane shkeputur nga lokomotiva duke sjelle per pasoje zvarritjen e tyre dhe daljen nga shinat. Fatmirsisht 14 cisternat e gazit te ketij treni kane qene te boshatisuraduke shmangur mundesine e nje incidenti te rende.

Pas kesaj ngjarje hekurudha eshte bllokuar plotesisht ndersa eshte kerkuar ndihma e drejtorise se pergjithshme te hekurudhave per te vene serish ne shina vagonat.

Shkaqet e ketij incidenti mendohet te jene amortizimi i tejskajshem i shinave pasi raste te ngjashme te daljes nga shina te trenave kane qene te shpeshta ne hekurudhen qe pershkon qarkun e Lezhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›