E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i pacienteve me semundje kancerogjene

08/10/2010Rreth 70 per qind e te prekurve gra

FIER- Semundjet kancerogjene po rritin ndjeshem numrin e te prekurve ne qarkun Fier. Sipas onkologut Kristaq Qirushi ndryshe nga vitet e kaluara kesaj here jane femrat ato qe shenojne numrin me te larte te personave te prekur nga tumoret e renda. Mesohet se numri i te prekurve nga semundjet kancerogjene ka kapur nje shifer te larte e cila varion deri ne 400 te prekur ndersa 70 e tyre jane gra. Llojet me te perhapura te kancerit te femrat jane kryesisht ai i gjirit dhe i qafes se mitres. Kanceri i gjirit eshte semundja qe ka numrin me te larte te personave te prekur nga semundjet kancerogjene ne Fier. Moshat e personave qe vuajne pasojat e kesaj semundjeje jane te ndryshme duke filluar qe nga te rinjte e deri te te moshuarit ka treguar Qirushi. Nderkohe per kete arsye drejtoria e shendetit publik ka ndermarre disa fushata sensibilizuese sidomos per prekjen nga kanceri i gjirit. Drejtoria e Shendetit Publik nepermjet fletepalosjeve dhe spoteve ka kerkuar nje ndergjegjesim tek grate qe ti nenshtrohen kryerjes se mamografise dhe pap-testit. Nderkohe qe kapja ne kohe e kesaj semundje jep shume shpresa tek pacienti. Nese kjo semundje evidentohet qe ne fillimet e perhapjes se saj shanset per tu kuruar perfundimisht prej saj jane te larta. Prandaj ne kemi ndermarre takime dhe kemi kryer seminare te herepashershme me gra dhe vajza per ti ndergjegjesuar ato qe te bejne kontrolle ne kohe ka vijuar Qirushi. Shkaqet kryesore te te prekurve nga semundjet kancerogjene sipas mjekut Kristaq Qirushi jane kequshqyerja mjedisi i ndotur ulja e numrit te lindjeve dhe perdorimi i kontraceptiveve. Keto dite nga ana e shendetit publik do te kete edhe sensibilizime ne rruget e qytetit. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›