E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Shkoder shume banesa e toke nen uje

08/10/2010Raportojne vendoret per situate

SHKODER- Situata vazhdon te jete problematike ne mjaft fshatra te Shkodres pavaresisht pushimit te reshjeve te shiut. Harta e zonave te mbuluara nga uji sa vjen e zvogelohetmegjithate mjaft banesa dhe siperfaqe te medha toke jane ende nen uje. Prefekti Maxhid Cungu ne cilesine e shefit te shtabit te emergjencave civile te ketij Qarku kerkoi nga drejtuesit e komunave jo vetem informacion mbi situaten por dhe per masat e marra ne zonat problematike. Kryetari i komunes RrethinaGezim Hardolli theksoi se vershimet e lumit Kir kane krijuar probleme te konsiderueshme kryesisht ne fshatrat Bleran dhe Bardhaj. Mbi 300 familje qe furnizohen me energji elektrike nga filtri i Rrencit kane dy dite pa drita. Sot po punohet per te realizuar furnizimin me energji elektrike. Siperfaqja e tokes ne fshatin Bleran nga 230 hektare qe ka gjithsej rreth 80 eshte permbytur. Diga e ujembledhesit te Bleranit si pasoje e reshjeve te shumta ka pesuar demtime. Kanali shkarkues i diges dhe kanalet e tjera kullese kane pasur gerryerje duke shkaktuar demtim ne kanalin shkarkues dhe per pasoje jane shkaktuar probleme te medha tha kreu i komunes RrethinaGezim Hardolli. Ndersa kryetari i Komunes Postrribes Faz Shabajpervec informacionit rreth demeve te shkaktuara kerkoi nderhyrje emergjente per riparimin e kanalit te Shtodrit dhe riparimin e rruges dhe ures se Prekalit. Demtimi i kesaj rruge e ure po mban te izoluara tri komuna te zones se Dukagjinit. Kanali i Shtodrit eshte demtuar ne dy kampata njera 10 metra e gjate dhe tjetra 4 metra. Ky demtim ka bere qe te gjithe ujerat e grumbulluara nga liqeni i Shtodrit dhe vershimet e furishme te perrenjve te perfundojne ne fshatra. Fshatin Myselim rezulton te jete gjysma e permbytursi ne banesaashtu dhe ne toka bujqesore. Eshte demtuar ura qe lidh tre komuna te Dukagjinit me Shkodren. theksoi kryekomunari i Postrribes Faz Shabaj. Nderkohene komunen Gur i Zi ne mese gjysmen e fshatrave mungon furnizimi me energji elektrike prej 24 oresh ka bere te ditur kryetari i kesaj komune Broz Marku. Ndersa ne aksin nacional Shkoder -Hani i Hotit forcat e ushtrise ne bashkepunim me drejtorine e rrugeve kane nisur ndertimin e nje ure provizore metalike tip Bel. Nderhyja ne kete aks po behet prane fshatit Vrake ne menyre qe rruga te behet e kalueshme diten e premte. Probleme teknike jane konstatuar ke ne transformatore dhe pompa prane stacioneve elektrike dhe hidrovoreve te cilat jane duke u riparuar. Nderkohe dje ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes jane mbyllur portat e emergjences. V. Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›