Del nga spitali vajza që kreu transplantin e parë në QSUT
Del nga spitali pacientja 19 vjeçare e cila iu nënshtrua transplantit të parë. Mjekët konfirmojnë se gjendja e vajzës është e mirë, kurse pacientja duke mos përmbajtur emocionet shprehet se mjekët që i shpëtuan jetën janë pjesë e familjes.
TIRANE- “Jam shumë mirë, do më mungojnë shumë, i falënderoj shumë më janë bërë si njerëz të shtëpisë”. Këto kanë qenë fjalët e para të 19-vjeçares Mitilda Gode menjëherë pas daljes nga klinika e Urologjisë në QSUT, ku me datë 26 mars u krye me sukses transplanti i parë i veshkës. Me lot në sy, Mitilda ka falenderuar mjekët të cilët i dhuruan një jetë të dytë dukë i cilësuar ata si pjesë e familjes së saj. Babai i Mitildës, i cili është edhe dhuruesi i veshkës është shprehur se gëzon shëndet të plotë dhe se veshka ishte dhurata më e bukur për vajzën e tij.
“Operacioni ka dalë me sukses ka 10 ditë sot që kam hequr pejntë ndjehem normal. Pas vendosjes së diagnozës së vendosur nga mjekët u tha që duhej të bëhej një transplant dhe ishte dëshira ime për tja dhuruar vajzës, çdo gjë ka dalë me sukses”- tha i ati i Mitildës, Ndreci Gode.
Në krahë të vajzës 19-vjeçare, shefi i Repartit të Urologjisë Mustafa Xhani konfirmon gjendjen e mirë shëndetësore të saj.
“Vajza po del nga spitali dhe gëzon shëndet të plotë, misioni kirurgjikal mbaroi me sukses. Përgëzoj stafin që me një punë të përkushtuar mundi që ky realizim i madh i mjekësisë tonë të jetë i suksesshëm” tha Xhani.
Shefi i repartit të Nefrologjisë, Nestor Thereska është shprehur se ky rast do të ndiqet me shumë kujdes edhe në vazhdim.
“Ndjekja në vazhdim është një etapë shumë e rëndësishme, pasi do ketë ndjekje laboratorike për të parë koncetrimin e në gjak të lënmdëve që merr. Që as mos të teprohet me ilaçe por që mos të jetë edhe në msa të vogla. Ndaj dhe muajin e parë do të jetë nën vëmendje të plotë. Vëzhgimi do të jetë i përjetshëm por thelbësor është muaji i parë, 6 muajori i parë dhe viti i parë që janë edhe më decizivet për ecurinë e pacientes”- tha Thereska.
Sipas profesor Xhanit, në fund të muajit prill është programuar kryerja e transplantit të dytë të veshkës tek një çift, ku pacient do të jetë sërish një femër.
(a.r/news24/balkanweb)