Gjirokastër, shtyhet seanca e parë për pallatin e shembur
Është shtyrë seanca e parë gjyqësore për tragjedinë e 9 nëntorit 2008, kur për shkak të shembjes së një pallati mbetën të vdekur 3 persona. Seanca u shty për shkak të mungesës së dy prej të pandehurve. Seanca tjetër do jetë në 21 prill.
GJIROKASTER- Është zhvilluar sot në Gjirokastër seanca e parë gjyqësore për tragjedinë e 9 nëntorit 2008, kur një pallat në lagjen “11 janari” përsoi shembje si shkak i ndërtimit ngjitur tij, të një pallati të ri.
Seanca e parë në ngarkim të personave që po procedohen penalisht për këtë ngjarje ku mbeten të vdekur 3 persona, është shtyrë për shkak të mungesës së dy prej të pandehurve.
Kryetari i trupit gjykues Besart Avdulaj, ka vendosur që seanca e rradhës të jetë në 21 prill, duke kërkuar gjithashtu që të mos ketë mungesa në sallë, si shkak i procedurave teknike.
Në seancën e sotme janë paraqitur, Sotiraq Janora i cili aktualisht është në arrest me burg me akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, Gjergji Mece, ne arrest me burg për shpërdorim detyre, dhe 3 të tjerët, Afërdita Papamihali, Petrit Maksuti, Leonard Mustafaj, që po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyrë.
Dy personat qe nuk janë paraqitur janë Alfred Mamani, (në arrest shtëpie) dhe Amir Shehaj (në arrest me burg), ku shkaku i paraqitur nga mbrojtja kanë qënë arsyet shëndetësore.
(e.n/news24/balkanweb)