E Diel, 1 Nëntor 2026

Del para gjyqit se talli prokuroren më të vogël në botë

Share

Ajo është vetëm 114 centimetra dhe është e gjatë sa një fëmijë 5 vjeç- por gjatësia nuk ka shumë rëndësi për Silke Schoenfleisch-Backofen, 39 vjeç. Për shkak se një dëshmitar e përqeshi gjatë një gjyqi, prokurorja ka vendosur ta çojë atë para togave të zeza. Mediat thonë se është prokurorja më e vogël në Gjermani, por me shumë gjasë edhe në botë.

Gjatë një gjyqi, Vadim G., një gjermano- rus, ishte thirrur për të dëshmuar. Por kur i hodhi sytë prokurores, ai ia nisi të qeshurës. Juristja nuk u trazua po i përsëriti pyetjen. Por dëshmitari vazhdonte të qeshte- madje i lëshoi edhe një fyerje. Gjithçka në një sallë gjyqi.

Tani prokurorja po i tregon Vadimit se me këtë grua të fuqishme nuk tallet askush. Ai do dalë përpara gjyqit.

Prokurorja thotë se edhe në shkollë i është dashur të tregojë dhëmbët. Në fakt kërkonte të studionte mjekësi, por përfundoi në juridik.

Madhësia për mua nuk ka lidhje me matjen trupore, por më shumë me madhësinë e brendshme, deklaron ajo.

Prokurorja me te shoqin

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›